As njërin dhe as tjetrin
Për të ruajtur në këto rradhë drejtpeshimin për një gjykim sa më të paanshëm dhe për një vlerësim sa më realist të krizës sonë politike dhe zgjidhjes së mundshme të saj, në këtë drejtim mund të na ijë në ndihmë edhe një deklaratë e Sekretares së Departamentit Amerikan të Shtetit, zonjës Klinton, që në të njëjtën kohë kur i rezervohej Aleksandër Arvizu – s një studio e vogël e ‘VOA’, duke iu referuar gjendjes së krijuar sidomos në botën arabe u shpreh nga Mynihu për rëndësinë e forcimit në çdo shtet demokratik të institucioneve të pavarura, përderisa – sipas saj- nuk mjafton vetëm zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Meqë valët e komunikimeve që nga territoret e sipërme të Europës nuk mund ta shmangnin Gadishullin ballkanik, le ta hedhim këtu vështrimin, përkatësisht në Shqipërinë e pushtuar prej kohësh dhe më intensivisht akoma gjatë tri javëve të fundit nga tensione të jashtëzakonshme politike dhe sociale, të cilat e kanë elektrizuar edhe më tepër situatën nga mungesa e plotë e të dy faktorëve të domosdoshëm për zhvillim dhe stabilitet, që i ve në dukje kryediplomatja aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me pak fjalë, po t’i referohemi kësaj të fundit, fatkeqësisht në Shqipëri nuk gjen as njërin dhe as tjetrin faktor, të cilët domosdoshmërisht duhet jo vetëm të ekzistojnë, por edhe të plotësojnë njëri – tjetrin në sfondin e shtetit të së drejtës.
Le t’i thërrasim pakëz kujtesës. Kriza politike dhe institucionale në Shqipëri që reflektoi menjëherë dhe në fillim e sipër krizën ekonomike dhe atë të besimit filloi menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 majit 2009. Ndonëse rezultatet e këtyre zgjedhjeve u çertifikuan nga OSBE si relativisht më të mira sesa ato të mëparshme, në raportet paraprake dhe përfundimtare të grupit të vëzhguesve të ODIHR – it nuk mund të shmangej veçanërisht fakti që në një të tretën e zonave elektorale numurimi i votave ishte kryer keq ose shumë keq. Më tej nisën të verifikohen nga organi i hetimit (edhe me aq pak sa u lejua) dyshimet për fallsifikim të firmave dhe numrave të identitetit nëpër proces – verbalet e zgjedhjeve (kutërbimi nga Ruzhdija kapërxeu edhe kufijtë e vendit tonë). Megjithë përpjekjet e kreut të maxhorancës për të rekrutuar drejt rradhëve të veta nja 10 deputetë të opozitës, që të mundësohej miratimi në Parlament me kuorum prej tri të pestave të votave i disa ligjeve të rëndësishme, kjo nuk mundi të arrihej, as atëhere dhe as sot.
Në këto kushte, opozita politike tregoi që ishte në gjendje të mobilizonte qindra mijëra njerëz, të cilët disa herë demonstruan revoltën e tyre, duke kërkuar me këmbëngulje të dinin se ku vajtën votat e veta. Dhe, për të mos iu ekspozuar Shteti shqiptar destabilitetit të plotë, në fillim të javës së fundit të prillit të kaluar i dërgohet Tiranës zyrtare nga Zëvendëskryetari për Europën i Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan një letër, me anë të së cilës pretendohej të nxitej Kryeministri i Shqipërisë, për të hapur kutitë e votimeve që të dilte e vërteta në shesh. Është e tepërt të theksohet që kjo letër, ashtu si edhe kërkesa të tjera të ndërkombëtarëve, kurrë nuk mori përgjigje as konkrete dhe as formale. Ishte kjo arësyeja, që për të ndjekur linjën e zakonshme të politikës zyrtare të SHBA në raste të tilla, pra nga Kongresi (Legjislativi) impenjimi të kalonte te Ekzekutivi, pas rreth tri javësh fjalën e mori përpara kamerave dhe mikrofonit të ‘VOA’ Zëvendëssekretari i Departamentit të Shtetit, i cili shtroi pyetjen e arësyeshme, sipas së cilës: përse nuk i hapte Kryeministri i Shqipërisë kutitë, përderisa e deklaronte pushtetitn e tij të ligjshëm?!
Edhe kjo pyetje ra në veshë të shurdhër, derisa përfaqësues të të dyja krahëve të PE dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE ftuan për një darkë pune krerët kundërshtarë të politikës shqiptare, ku deklaratat mashtruese të Kryeministrit tonë që emri i tij duhej kuptuar nëpërmjet dy termave: “dialog” dhe “ligj” i kullufiti ‘Krokodili’ në Strasburg. Dhe, të ndodhur përballë kësaj situate të jashtëzakonshme u desh që në sallën e madhe të Parlamentit Europian të miratohej me një shumicë votash, gjithashtu të jashtëzakonshme, një Rezulotë e posaçme për Shqipërinë, tërë teksti i së cilës i kushtohej rekomandimeve për kryerjen e transparencës së procesit tonë zgjedhor aq shumë të kontestueshëm. Të tjera letra me të njëjtën tematikë u dërguan nga Brukseli, të tjera grupe parlamentarësh me variante konkrete të zgjidhjes së krizës shqiptare udhëtuan nga Strasburgu, të tjera deklarata dashamirësie ‘fluturuan’ prej Uashingtonit. Derisa Zëvendësndihmësi i Departamentit Amerikan të Shtetit paralajmëroi aty nga java e fundit e krejt vitit që u mbyll trishtueshëm, se mungesa e transparencës së zgjedhjeve të shkuara do të rrezikonte zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në të kundërt, edhe kjo u dukej që me urdhër të Kryeministrit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i vinte flakën gjithçkaje, edhe fletëve të Votimit, edhe këshillave të Qytetërimit.
Që këtej bëhet i qartë edhe roli në Shqipëri i institucioneve të ‘pavarura’. Krahas kalkulimeve qeveritare të falsifikimeve, Kryetari i KQZ – së dhe anëtarët e tjerë të zgjedhur prej maxhorancës shkelën në mënyrën më brutale Kodin Zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, tërësisht dhe konkretisht nenin 138 të tij, duke mos lejuar rinumërimin e votave të së paku tre zonave elektorale, siç kërkuan anëtarët që përfaqësojnë opozitën në këtë Komision. A mund të shpresohet më për organizime në plotësim të standardeve demokratike të proceseve të tjera zgjedhore nga kjo Qeveri dhe nga ky Komision administrativ i ndërvarur tërësisht prej saj? Më tej akoma, a mund të pritet që në këto kushte të realizohet plotësisht dhe të japë fryte të dobishme integriteti i institucioneve të tjera të pavarura, siç është Shërbimi Informativ i Shtetit, Kontrolli i Lartë i Shtetit etj, etj? A mund ta ushtrojë denjësisht përfaqësimin e unitetit të popullit Kryeteri i Shtetit, që Kryeministri me ‘lepitkat’ e tij kërkonte “t’ia shtypte kokën” sikurse të gjithë atyre që do të guxonin të vepronin në respekt të Kushtetutën dhe në obligim të zbatimit të ligjeve?
Pyetje të këtilla marrin përgjigje të qartë për të vërtetën e aplikimit nën regjimin despotik të Sali Berishës të parimit të kontrollit dhe balancimit, me përfoljen e të cilit në intervistën e vet dhënë ‘Zërit të Amerikës’ Ambasadori Arvizu kërkoi t’u mbushte mendjen shqiptarëve për ekzistencën në vendin e tyre të një demokracie funksionale. Pyetje të tilla marrin përgjigje të qartë edhe nëpërmjet pengesave arbitrare dhe arrogante që iu vunë Prokurorisë për zbardhjen e krimit qeveritar monstruoz të 21 janarit, megjithë asistimin pranë saj të prokurorëve dhe ekspertëve amerikanë, si edhe porosive nga përtej Atlantikut dhe më këtej tij që të mos ushtrohet trysni politike mbi veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Pyetje të atilla marrin përgjigje edhe nëpërmjet këmbënguljes së maxhorancës për të zhvilluar zgjedhjet lokale, pa dhënë asnjë garanci institucionale, veçse me retorika prelatësh. Për t’i zhvilluar ato, qoftë edhe duke e ‘arnuar’ KQZ – në me studentë ose me përfaqësues të shoqërisë civile(?) në vend të përfaqësuesve të opozitës, në plotësim të numrit të anëtarëve të këtij Komisioni. Të anëtarëve, shumicën e të cilëve ta kenë përsëri të zgjedhurit e maxhorancës që kanë dhënë prova të pakontestueshme të gatishmërisë për të zbatuar pikë për pikë urdhërat e Kryeministrit(!).
Kështu, zgjedhjet për në organet e pushtetit vendor më 8 maj të këtij viti, kurrësesi nuk mund të përbëjnë as ndonjë ilaç efektoz për zgjidhjen e krizës dhe as ndonjë test të përshtatshëm për proceset elektorale të përgjithshme. Përkundrazi, pasojat do të qenë fatale, si të bësh një hap përpara, kur këmbët i ke në buzë të greminës. Është e vërtetë, se për ndërprerjen e mandatit të kësaj maxhorance, faktikisht të korruptuar dhe të dyshuar në legjitimitetin e saj, nuk po duket hë për hë ndonjë zgjidhje komode kushtetuese, por është edhe më shumë e vërtetë që tani një popull i tërë është ngritur në këmbë. E pra, gjithkush e ka të qartë, se askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund t’ia rrëmbejë më popullit skeptrin e sovranit; askush nuk ka të drejtë dhe nuk mundet as me konstatime e as me këshilla ta gjunjëzojë më atë, për t’iu bindur grabitësit dhe vrasësit të tij në tërsëllimën që ka marrë ky për krime të mëtutjeshme. Fundja, a nuk i është dhënë të drejtë përjetësisht dhe kudo të madhit të mënçur Horaci, që dikur e dikur pati shkruar, veç të tjerash, se: “...mbi majat e thikëta të maleve shumë shpesh bien rrufetë”.