Greqi, "Dhimokratia'': Më 23 shkurt Athina mund të bëhet Kajro
ATHINË- Athina mund të shndërrohet në Kajro më 23 shkurt, për shkak të një greve të përgjithshme dhe të protestave në vend kundër politikës qeveritare për masat shtrënguese ekonomike, njoftoi dje gazeta greke ''Dhimokratia" (Demokracia).
"Frikësohen nga kryengritja e 23 shkurtit" është titulli i gazetës që citon burime që shprehin frikë për rrezikun e ditës kur do të organizohet greva e përgjithshme, 23 shkurt, pasi nuk
përjashtohet fakti që disa elementë do të jenë pasqyrë e situatës në Egjipt dhe do të shkaktojnë trazira, që mund të dalin jashtë kontrollit.
Në fund të muajit të kaluar, Konfederata e Bashkuar e Punës (GSEE) njoftoi se do të organizonte një grevë të përgjithshme më 23 shkurt për të kundërshtuar politikën për reformat ekonomike, shkurtimet masive nga puna dhe çmimet e larta.
Nga sindikata shtuan se ''protestat do të vazhdojnë pasi qeveria socialiste greke nuk po i jep fund politikës së saj antipopullore''.
(d.b/MIA/BalkanWeb)