E Diel, 1 Nëntor 2026

As pas kaq vitesh nuk kuptoj, pse eshte kaq i ngutur ky njeri?

Me shume entuziazem Kryeministri deklaroi se nuk na ndalon asgje ne ngritjen e nje centrali berthamor. Edhe tani pas kaq shumë vitesh që ky njeri është në politikën e këtij katundi të Europës, nuk kam asgje te qarte se pse eshte kaq i ngutur dhe kaq rrëmujshëm ekspresiv? Megjithese nga mendimi i rrembyer ka qe ne fillim te politikes se tij qe vuan, vazhdon po njësoj përditë pa nxjerrë asnjë mësim nga pësimet e njëpasnjëshme..

Gjithsesi, doja ta pyesja Kryeministrin: Në cilen pronë do e ngreje centralin? Ku e ka pronen ky qe don te beje investimin e ''madh''?Pse nuk le shkencëtarët dhe fizikanët të flasin rreth të mirave dhe të këqijave të një ndërtimi të tillë, por ngutet të lëshojë vetë turli fjalësh pa lidhje?

Jo shume larg ne vite shpertheu centrali i Çernobilit dhe pasojat e tij i degjoi i gjithe Globi. Rusia po i vuan edhe sot ato dëme. Dhe i ndodhi Rusisë që është vend shumë më i madh e më i disiplinuar se ne, çfarë garancish kemi ne si qytetarë që ky njeri që ishte i paaftë të ndalonte 97-n dhe që u ritregua i paaftë të ndalonte Gërdecin, do na mbajë të sigurt nga rreziqet evidente të një centrali bërthamor?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›