Nuk i dhamë votë për ta quajtur të kryer çdo gjë që sheh në ëndrra...
Në vitin 2005 shqiptaret i dhane Berishes te drejten të qeverisë me nje mazhorance te brishte, por jo ta quaje te kryer çdo gje qe shikon ne ëndrra. Është pak si komike që pak javë pas Gërdecit, ky flet për centrale atomike. Unë nuk e marr seriozisht, se ky çfarë thotë sot, nuk thotë nesër, por nëse bëhet fjalë për ndonjë gjë serioze, atëherë minimalisht le të perfshihen shqiptaret ne kete diskutim te madh, e le ta japin verdiktin e tyre, e duan apo s’e duan..
Meqenese ky investim dëshirohet nga italianët, pse nuk behet ne token e ketyre te fundit, apo se Shqiperia eshte mall pa zot, sepse këtë që kemi vënë për zot ia ka marrë era trutë?
Nuk jemi kunder investimeve te medha dhe sidomos ne ate energjetik te vendit, por kjo nuk eshte mundesia e fundit ne nje kohe qe vendi yne eshte nje nder me te pasurit ne burime hidrike dhe në energji diellore. Mos na merrni shembull një apo disa vende që paskan centrale bërthamore, merrni qindra të tjerë që kanë zgjidhje shumë më ekonomike dhe më të pastra me furnizimin me energji.