Asad: Loja ka përfunduar; Kryengritësit: Betejë vendimtare

Pushteti i Sirisë u ka dërguar sot sms kryengritësve anembanë vendit me tekstin: “Loja ka përfunduar”. Në porosi të nënshkruara nga forcat e armatosura të presidentit Asad, kryengritësit ftohen që të dorëzojnë armët dhe paralajmërojnë se po kalon koha që nga Siria të dëbohen të gjithë luftëtarët, njoftoi agjencia e lajmeve AP.
Sipas agjencisë amerikane, teksti i tillë i porosisë është pjesë e luftës psikologjike ndaj kryengritësve, por fitohet përshtypja se ajo nuk do të ketë ndikim të madh në forcat që duan ta rrëzojnë atë nga pushteti.
Këto sms u dërguan një ditë pas sulmit me bomba ndaj ndërtesës së Sjhtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Asadit në qendër të Damasku, ku u vranë katër roje ushtarake dhe 14 të tjerë u plagosën.
Nga ana tjetër, kryengritësit sirianë paralajmëruan “betejën vendimtare” për marrjen e kontrollit mi qytetin më të madh sirian dhe strategjik verior Haleb.
“Sonte Haleb do të jetë yni, ose do të mposhtemi”, i tha agjencisë France Press komandanti i forcave kryengritëse Abu Furat.
Sipas raporteve të agjencisë franceze të lajmeve, dhjetëra kryengritës janë tubuar sot në lagjen veriore Iza, prej nga sulmojnë me granata forcat qeveritare.