E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani-Izraelit: Do hakmerremi kundër çdo sulmi

“Irani do të hakmerret kundër çdo sulmi ndaj tij”. Kështu është shprehur Zv.ambasadori i Iranit në OKB, Eshagh al-Habib duke iu përgjigjur thirrjeve të kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për një “vijë të kuqe”, gjë që do ta parandalonte Iranin nga përvetësimi i një bombe bërthamore.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zv.ambasadori Eshagh al-Habib tha se Republika Islamike është mjaft e fortë që të mbrojë veten dhe që të reagojë me forcë të plotë kundër çdo sulmi të mundshëm.

Ai tha se Izraeli ka bërë akuza të pabazuara dhe absurde kundër programit “krejtësisht paqësor” të Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›