Jansa: Sllovenia s`ka nevojë për ndihmë financiare

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka deklaruar se vendi i tij nuk ka nevojë për ndihmë nga Bashkimi Evropian, pavarësisht krizës rrënuese bankare që ka shqetësuar investitorët dhe ka shkaktuar krizë politike në vend.
Në një intervistë dhënë për “The Associated Press”, Jansa ka thënë se qeveria e tij është e vendosur që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar nevojën e kërkimit të ndihmës së huaj.
Ai tha se Sllovenia mund ta tejkalojë vetë rrezikun duke miratuar reformën bankare dhe duke shpenzuar 3 deri në 4 miliardë euro për të blerë borxhe të këqija nga bankat shtetërore.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar dje se do t`i akordojë Bosnjes një kredi dyvjeçare në vlerë prej 520 milionë dollarë.
Në një deklaratë të saj, FMN theksoi se muajt e fundit, rimëkëmbja ekonomike e Bosnjes e ka humbur vrullin.
Vendimi mundëson dhënien e këstit të parë prej 78 milionë dollarësh, ndërsa kësti I dytë do të pasojë vlerësimin pozitiv të zbatimit të programit në baza tremujore.