E Shtunë, 31 Tetor 2026

Los Angelos, arrestohet regjizori i filmit anti-Islam

Arrestohet në Los Angelos, regjizori i filmit anti-islamik “Pafajësia e Myslimanëve”.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat theksojnë se është arrestuar Nakoula Basseley Nakoula, kristiani kopt me origjinë egjiptiane që pretendon se është edhe një nga producentët e filmit.
 

Seanca që do të përcaktojë statusin e lirimit të tij është vendosur për të enjten e ardhshme. Nokula, 55-vjeç, ishte në liri me kusht pas një dënimi për mashtrim.
 

Filmi “Pafajësia e muslimanëve” ka shkaktuar shumë zemërim dhe protesta në mbarë botën myslimane.
 

Protestat e dhunshme u përshkallëzuan duke marrë tjetër formë, teksa u sulmuan ambasadat amerikane, si vendi ku ishte prodhuar filmi, në disa shtete të botës.
 

Nga sulmet mbeti i vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stevens ndërsa që nga fillimi i këtyre protestave të dhunshme kanë mbetur të vdekur rreth 50 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›