E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reduktohet stafi në ambasadën amerikane në Libi

Pas sulmit në ambasadën amerikane në Bengazi të Libisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të largojë përkohësisht një pjesë të stafit nga ambasada për shkaqe sigurie.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit ka thënë se largimi i stafit do të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të krijohen kushtet për t`u bërë një veprim i tillë.

Nuk është bërë e ditur shifra e punonjësve amerikanë të cilët do të largohen nga Tripoli.
 

Nga sulmet në ambasadë mbeti i vrarë ambasadori amerikan në Libi, Kristofer Stevens si dhe tre punonjës të tjerë të ambasadës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›