Irak, përleshje në burg, arratisen disa të dënuar

Disa të burgosur janë arratisur nga një burg në qytetin e Tikrit në Irak pas një përleshje mes të dënuarve dhe gardianëve të burgut, përleshje të cilat dyshohen se janë nxitur nga militantët talebanë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase të cilat theksojnë se persona të armatosur kanë sulmuar burgun mbrëmë vonë, pas shpërthimit të një automjeti jashtë portës kryesore të burgut.
Ende nuk konfirmohet nga zyrtaret vendsa nëse trazirat në burg nisën nga një sulm i jashtëm, apo nga ndonjë protestë brenda burgut.
Ndërkohë ende nuk dihet numri i të burgosurve të cilët kanë mundur të arratises nga burgu pas përleshjeve.