Asad i quan konspiracion nga jashtë trazirat në Siri

Bashar al-Assad
Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad beson se ka një konspiracion nga jashtë që po përpiqet të destabilizojë Sirinë. Konspiracioni i jashtme është e qartë për të gjithë, tha ai në daljen e parë në këtë muajt.
Ndërkombëtarët dhe rajonalët janë përpjekur për të destabilizuar vendin. Nuk do të tregohemi shpirtbutë kundër atyre që nga jashtë punojnë kundër vendit tonë, tha Assad. Prioriteti ynë të rivendosim sigurinë e cila mund të arrihet me arrestimin e terroristëve, ka shtuar ai.
Presidenti i Sirisë është shprehur se zgjedhjet mund të mbahen në fund të këtij viti por terrorizmi, të cilin e fajëson për trazirat sipas tij duhet të takohen me hekurat.
Në Siri ka 10 muaj që kanë nisur trazirat të cilët kundërshtojnë regjimin autoritar të Assad-it. OKB bën të ditru se më shumë se 5 00 civilë janë vrarë në Siri që prej nisjes së protestave në në mars të vitit të kaluar Nga ana tjetër autoritet e Sirisë thonë se po luftojnë grupet e armatosura dhe si pasojë kanë mbetur të vrarë 2 000 forca sigurie.
Një ekip prej 165 monitoruesish nga Liga Arabe janë në këtë vend që prej dhjetorit për të parë nga afër implementimin e planit të paqes.