E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrikadat izolojnë veriun e Kosovës

Veriu i Kosovës vijon të jetë i izoluar nga barrikadat. Në lidhje me këtë situatë, nënkryetari i komunës Riza Haziri, tha se si pasojë e barrikadave, banorët e veriut janë duke u përballur me probleme të mëdha. Për këtë situatë serioze, ai kërkoi që të ketë një ndërhyrje të shpejtë.

Në mesin e atyre banorëve, ka të sëmurë që kanë nevojë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Ka edhe ankesa për mungesë ushqimesh, ndërsa tashmë paraqiten edhe probleme për mbarëvajtjen e mësimit, pasi mësimdhënësit kanë probleme për të qarkulluar për atje, tha Haziri.

Përpos kësaj, sipas mediave kosovare, një reagim ka patur dhe nga drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Ai tha se shqetësuese mbeten të shtënat me armë zjarri nga grupe njerëzish në veri të qytetit të Mitrovicës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›