E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Marrëveshja për lëvizjen e lirë, po zbatohet

Marrëveshja për lëvizjen e lirë, e arritur në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po zbatohet plotësisht.

Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç. Kështu ai hodhi poshtë deklaratat e zyrtarëve kosovarë se “personave me dokumente të Kosovës nuk u është lejuar hyrja në Serbi përmes Merdares.

Procedura, për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel, vazhdon të zbatohet në të gjitha pikëkalimet. Prishtina edhe në këtë mënyrë, bën përpjekje ta ndikojë Brukselin për ti bërë presion Serbisë.

Kjo nuk është diçka e re. Ndodh me muaj që çështjet teknike i ngre në nivel politik, tha më tej Bogdanoviç për mediat serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›