Konsulli grek: Në BE me kufij të përbashkët
GJIROKASTËR- Diplomati i ri i konsullatës greke në Gjirokastër, Nikos Kotrokos në daljen e parë për mediet pas marrjes së detyrës ka theksuar mbështetjen e Greqisë për integrimin evropian të Shqipërisë. Ndryshe nga paraardhësit e tij, që vazhdimisht kanë theksuar si kusht për rrugën integruese të Shqipërisë kanë vendosur si kusht respektimin e të drejtave të minoritetit grek, për konsullin Kotrokos është e rëndësishme që Shqipëria të zbatojë detyrimet.
“Greqia ka qenë dhe është në mbështetje të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, natyrisht me përmbushjen e detyrimeve të vendosura. Në këtë mënyrë do të kemi kufij të përbashkët evropianë”, ka theksuar Kotrokos.
Ai ka vlerësuar gjithashtu faktin që konsullata greke në Gjirokastër shihet si shumë e rëndësishme për trupin diplomatik grek, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve e shteteve, por edhe për anëtarët e minoritetit grek që jetojnë në rajonin jugor, duke i cilësuar ata si urën më të fortë lidhëse. /E.Bani/