E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet kalendari i veprimit politik të PS

Partia Socialiste ka përcaktuar dje dhe kalendarin e veprimit politik për 6-mujorin e ardhshëm, si dhe programin e veprimit të grupit parlamentar për sesionin e ardhshëm kuvendor që do të startojë të hënën e ardhshme. Për këtë qëllim, dje në selinë rozë janë zhvilluar dy takime të veçanta. Në orët e para të paradites është mbledhur sekretariati ekzekutiv i kësaj force, ku dhe është diskutuar kalendari politik i PS-së deri në muajin korrik. Kështu mësohet se çdo sekretar ka paraqitur nga një kalendar veprimesh dhe detyrash për çdo fushë që mbulojnë, ndërkohë që të gjitha propozimet do të integrohen në një dokument të vetëm që do t’i paraqitet për miratim në fillim kryesisë në mbledhjen e javës së ardhshme dhe më pas Asamblesë Kombëtare. Ndërkohë më pas është mbledhur edhe kryesia e grupit parlamentar, e cila nga ana e saj ka miratuar axhendën e veprimtarisë në Kuvend, ku bie në sy angazhimi për të ndërmarrë një sërë nismash dhe propozimesh që kanë të bëjnë kryesisht me reformat dhe ligjet me 3/5-at.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›