E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Javën tjetër në protesta

Opozita do te nise javen e ardhshme protestat te cilat d te kulmojne me manifestimin e 30 prillit ne Tirane. Edi Rama deklaroi ne Asamblene Kombetare te PS-se se populli opozitar do te jete bashke ne kete levizje per transparencen zgjedhore dhe nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Ne do t’i ftojmë të gjithë që nga java e ardhshme, kur ne do të jemi me gjithkënd që do të dojë të protesojë për cdo padrejtësi të këtij pushteti; ku ne do të kërkojmë të hapen kutitët e mbyllura të zgjedhjeve, të ekonomisë, të drejtësisë, të lirisë së konkurencës dhe të medias dhe të cdo të drejte tjetër që kufizohet përditë nën keqqeverisjen e pushtetit të Ruzhdies. Një javë më parë oferta serioze e PS për të hapur rrugëdalje nga kriza e rëndë që vetëm rëndohet hasi në refuzimin arrogant të pushtetit që i friket transparencës si djalli temjanit e shpif dhe vetëm shpif për të përhapur jo vetëm ndaj njerëzve të këtij vendi, por edhe ndër miqtë edhe partnerët ndërkombëtarë të Shqipërsie idenë e turpshme se problemi i sotëm i Shqipërisë është opozita. Me forcën e verbër të kartonit, duke vjedhur firmat e deputetëve të opozitës, njësoj sic u vodhën vota e identitete votuesish të papranishëm në Ruzhdie, si dhe duke devijuar nga fryma e qëllimi i partnerëve ndërkombëtarë përmes keqpërdorimit të mesazheve të tyre, Sali Berisha Berisha dhe Jozefina Topalli bënë më të keqen e mundshme pasi ne u ofruam cdo kompromis të mundshëm. Ngritën një komision të pakuptimtë në cdo pikëpamje për të hetuar edhe veten ndërkohë që Shqipërisë i duhet transparencë e plotë dhe e pakushtëzuar përmes një hetimi parlamentar të pavarur të pushtetit të Ruzhdies” tha Rama. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›