Ndryshon ora, nesër akrepat 60 minuta para
Rikthehet ora zyrtare. Në orën 2:00 të mengjesit te së djelës akrepat e orës do të shkojë 60 minuta para. Kjo ore do të jetë në fuqi për shtatë muaj deri në natën mes 30 dhe 31 tetorit. Përfundon kështu periudha e orës diellore që shoqëron 5 muajt dimëror, me objektivin për të rikuperuar një orë dritë më shumë.
Ora zyrtare, që mes së shtunës e së djelës do na bëjë të flemë një orë më pak, i ka rrënjët në vitet 1700. I pari që ka hedhur idenë e ndryshimit të orës ka qenë Benxhamin Franklin i cili duke e bërë objekt të një artikulli në 'Journal de Paris' ne 1784 propozoi ndryshimin e orës që sipas tij duhej të “ndiqte” diellin, pra dritën, një mënyrë kjo për të pasur një kursim energjitik. Ideja e Franklinit në atë kohë nuk u përkrah.
Por një shekull me vone, më 1907, ideja u rimor në shqyrtim nga britaniku Willim Willet, por këtë herë ajo u vu në jetë. Në 1916 Dhoma e Komunëve i hapi dritën jeshille Orës Britanike të Verës, që aplikonte kalimin e akrepave të orës 60 minuta para gjatë stinës së verës. Shumë vende imituan Britaninë e Madhe, sidomos në kohë lufte, kur kursimi energjitik ishte prioritet.
Tashmë pothuajse gjithë vendet e industrializuara, për të kursyer sa më shumë, kanë adoptuar orën zyrtare, sipas kriterit të përcaktimit të datës së fillimit dhe mbarimit, për të mos ndërlikuar kështu oraret e fluturimit të aeroplanëve, por duke pasur parasysh edhe ndrimin e stinëve dhe faktin qe shtetet gjenden në hemisfera të ndryshme. Pra java e fundit e marsit në Europë, përfshi këtu edhe Rusinë, shënon fillimin e orës zyrtare, ndërsa në hemisferën tjetër, në Australi, shënon fundin.
Por ka dhe vende si Japonia, e cila nuk e aplikon ndryshimin e orës. Akrepat nuk spostohen as në një pjesë të mirë të Azisë ashtu si dhe në Afrikë. Pasiguri për ndryshimin e orës për ata që vendosin të vizitojnë Antarktidën pasi këtu ora zyrtare, pra ajo solare, ndryshon në bazë të flamurit në bazat e vendosur për motive shkencore, dhe jo vetëm, në hapësirën e pafund të akullit.