E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja Rama Mocion mosbesimi per Topallin dhe Berishen

TIRAN - Partia Socialiste do te kerkoje nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit ne lidhje me refuzimin e statusit kandidat per Shqiperine ku njekohesisht do te kerkoje votebesim per kryetaren Jozefina Topalli dhe kryeministrin Berisha. Ky eshte vendimi i bere dje publik nga kryetari i PS-se Edi Rama i cili ne fillim te mbledhjes se Asamblese Kombetare beri nje analize te situates politike ne vend. Nga nje ane tha kryesocialisti duhet ta falenderojme Jozefina Topallin qe me vulgaritetin e saj te bujshem ndihmoi ne demaskimin e farses qe luhet perdite ne parlamentin e dale prej votave te vjedhura ku deri edhe votat i vidhen opozites sy per sy si te ishin tollonat e naftes apo dietat qe kryetarja ia firmos vetes pa kriter e karar. Por me ane tjeter le te mendojme e vendosim per te kerkuar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit lidhur me kete deshtim te madh ne rrugen e integrimit dhe le te shikojme mundesine e nismes se mosbesimit te kryetares si nje pengese e identifikuar deri nga vete Komisioni Europian per arritjen e standardeve europiane ne jeten parlamentare te vendit - beri te ditur Rama.
Nje nisem mosbesimi deklaroi kryesocialisti pikerisht per kete deshtim te pashoq meriton edhe kreu i kesaj qeverie te dale nga votat e vjedhura qe po vjedh te ardhmen e ketij vendi per te mbajtur pushtetin e oborrit e pasuruar oborrin e pushtetit. Le ta eksplorojme edhe kete mundesi si nje akt te dobishem qe mund te mos sjelle rrezimin e qeverise ne Kuvendin e votave te hapura e te kontrolluara me favoret e pushtetit te korruptuar dhe korruptues por padyshim mund te nenvizoje qarte ndarjen mes atyre qe ne ate parlament mbrojne interesat e oborrit te Sali Berishes dhe ne qe mbrojme interesat e Shqiperise qe jeton jashte atij oborri e jashte Europes se Bashkuar per shkakun e atij oborri - sqaroi arsyet e mocionit te mosbesimit Edi Rama. Sipas tij deshtimet e qeverisjes te materializuara ne krizen e demokracise drejtesise ekonomise ne krizen e gjithanshme te krejt shoqerise shqiptare bene qe vendi yne te hyje ne historine e integrimit europian si i pari vend qe merr kartonin e kuq te Bashkimit Europian per keqqeverisjen dhe i refuzohet statusi i kandidatit per mosperputhje te plote me standardet europiane.

Krahas akuzave politike kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka apeluar edhe bashkimin e opozites kunder qeverise. Ne emer te te gjithe shqiptareve kryesocialisti ftoi kryetarin e Levizjes per Zhvillim Kombetar Dashamir Shehi qe te marre pjese ne tryezen e opozites se bashkuar. E ja pse per te njejtat arsye e ne emer te se vetmes shprese te shqiptareve ju bej sot te gjitheve ju apelin per tu ngritur me shume se asnjehere ne rangun e larte te shpreses qe kjo parti duhet ta misheroje ashtu si shqiptaret e deshirojne - u shpreh lideri i socialisteve. Krahas fteses se kreut te LZHK-se ai beri publike edhe 14 kooptime te reja ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste. Me tej lideri i selise roze komentoi dhe shqetesimin e deputetit Fino per Kryesine dhe sekretariatin. Por kjo i dashur Bashkim nuk eshte nje kohe normale dhe sfida jone eshte sot nje tjeter nderkohe qe lerme te besoj se kjo qasje imja ne dukje jonormale sot eshte e duhura per ti dhene mundesine gjithsecilit qe ne kete beteje kaq te madhe aspak normale per te vetmen shprese te shqiptareve sot te nxjerre nga vetja me te miren ne sherbim te Partise Socialiste - deklaroi Rama.

Theniet e kryetarit te PS-se

1 minute zi
Me lejoni tju kerkoj nje minute zi per vdekjen tronditese te kater femijeve ne Sukth. Duke ndjekur i shtangur reportazhin e asaj tragjedie mu krijua nje paralele me asfiksine sociale qe shkakton politika e helmimit te perditshem te mendjeve shqiptare me gjuhen e urrejtjes e dasise dhe balten e shpifjeve pafund.

Oferta e PS-se
Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline. shte nje shqiperim i drejtperdrejte i Rezolutes se Parlamentit Europian. shte nje oferte e re qe ka marre deri sot nje pergjigje te vjeter. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e asaj oferte per fletet e votimit sepse shqip fare nuk i kerkojme fletet e votimit per kete hetim.

Injoranca Salebane
Saliu ka ngritur doren per gjoja plane te medha zhvillimi te cilat ne fakt frymezohen nga babezia e oborrit te pushtetit si ne qindra raste apo diktohen nga injoranca talebane si ne rastin e Piramides ne Tirane. Ku thone se paska nja dy pronare e ndertues qe e shtyjne nga pas Piramiden dhe gjenden mu prane veshit te Saliut

Meta si ballist
Ska me arsye ne kete bote qe socialistet e ndare nga ne per tu bashkuar me Ilir Meten qe ta luftonin Saliun me fort e me mire se ne sot te mos jene ne vendin qe u takon ne tryezen e madhe te opozites nderkohe qe Iliri ka mbeshtetur barkun si ballistet e eco Musarajit mbi sofren e pushtetit te korrupsionit

Te kooptuarit ne Asamblene Kombetare te Partise Socialiste

1. Mehdi Bogace
2. Pellumb Xhufi
3. Ndre Legisi
4. Musa Ulqini
5. Stefan ipa
6. Ndricim Hysa
7. Besnik Dervishi
8. Shkelqim Cani
9. Adriana Berberi
10. Erion Veliaj
11. Agron Duka
12. Anila Batalli
13. Elisa Spiropali
14. Aldrin Dalipi

Grupet e reja te punes se Komisioneve te Asamblese Kombetare

1. Per Administrimin Zgjedhor kryetar Armando Subashi.
2. Per Menaxhimin e Burimeve Njerezore kryetar Maqo Lakrori.
3. Per Pushtetin Vendor kryetar Bashkim Fino.
4. Per Analizen Politike dhe Strategjine Elektorale kryetar Ditmir Bushati.
5. Per marredheniet me grupet e interesit kryetar Arben Ahmetaj.

Sekretari Organizativ ne PS ben te ditur vendimmarrjen e Asamblese Kombetare

Klosi Kryesia dhe Opozita e Bashkuar do te vendose per protestat

Pas perfundimit te mbledhjes se Asamblese Kombetare sekretari Organizativ ne Partine Socialiste Blendi Klosi deklaroi se per vendosjen e protestave do te jete Kryesia dhe Opozita e Bashkuar qe do te vendose. Asambleja e Partise Socialiste mori vendim per te vazhduar protestat duke i pershkallezuar ato ne te gjithe vendin dhe duke ia lene Kryesise se Partise dhe tryezes se Opozites se Bashkuar per te vendosur per data konkrete me te cilat ju do te njiheni se shpejti - beri te ditur Klosi. Sipas tij Asambleja e Partise Socialiste diskutoi mbi krizen politike edhe mori vendim qe perseri te vazhdoje te mbeshtese kerkesen e saj si te vetmen menyre per zgjidhjen e krizes dhe ngercit politik ne vend per pranimin nga qeverisja te ofertes se fundit se opozites dhe zgjidhjen ne zbatim te rezolutes se Parlamentit Europian. Ai theksoi se eshte rene dakord gjithashtu per vazhdimin e protestave ne mbare vendin per te larguar kete qeverisje ne rast se oferta e tyre per transparence nuk pranohet. Asambleja e Partise Socialiste ne zbatim te plote te statutit te kesaj partie dhe vendimmarrje unanime te gjithe anetaresise se saj beri disa kooptime ne kete asamble duke realizuar nje kerkese te vazhdueshme qe vinte nga i gjithe realiteti politik ne te cilin zhvillohet vendi po ashtu nga baza e Partise Socialiste propozime te ardhura nga vete strukturat e partise - beri te ditur afrimin e anetareve te rinj ne Asamble sekretari Organizativ ne PS.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›