Perse Berisha nuk leshon dot askend
Po mbushet gati nje vit qe Partia Demokratike ka bere nje Kuvend formal te saj nga ku ka shpallur nje liste te anetareve te Keshillit Kombetar dhe pas kesaj gjithcka ka ngrire. Ne opinion publik kjo eshte perpjekur te shitet si arrogance e Berishes dhe si nje perpjekje e tij per te poshteruar cdokend qe eshte ne ate parti per te mos guxuar te hape gojen per rregulla loje. Kujdesi per te krijuar nje mit rreth fuqise se liderit ne te vertete ngjan pas nje viti me shume nje alibi se sa nje realitet. Ajo qe duket si fuqi e Berishes dhe arrogance e tij ne te vertete eshte pafuqi e Berishes dhe nje gjendje e ngrire brenda partise se tij. Ka disa probleme te cilave Berisha duhet tu jape zgjidhje por ato jane te nderthurura ne menyre te tille qe cdo zgjidhje per nje problem prodhon krize.
Keshtu se pari Berisha duhet te formoje formalisht nje Kryesi te PD-se pas Kuvendit. Me statutin e vjeter kjo duhet te ndodhte 15 dite pas Kuvendit. Tani kemi kaluar 11 muaj nga Kuvendi dhe akoma nuk kemi kryesi te PD-se. Arsyeja eshte e thjeshte. Berisha do te detyrohet te fuse ne PD Genc Pollon dhe Tritan Shehun dhe do ti duhet te vendose nje ekuiliber te ri mes drejtuesve te vjeter te PD-se qe ka perdorur deri tani dhe prurjeve te reja qe ka ndermend ti perdore gjate per shkak te mungeses se personalitetit qe po perpiqen te deshmojne. E gjithe kjo ka prodhuar nje regres ne paraqitjen publike te PD-se ku dita-dites ne tribuna shfaqen gra histerike qe rrezatojne urrejtje dhe fjalor perdhunuesish dhe burra te mekur qe ngjajne te perdhunuar.
E gjithe kjo ndodh pasi ngrirja qe i ka bere jetes politike ne PD Berisha ka prodhuar nevojen per te pasur fatin te sherbesh duke u perdorur ne pozicione te tilla me shume se ofenduese. Kur PD ka qene ne opozite shume vete sidomos e majta luksoze ne pushtet dhe mediet e saj si ish-TV Klan perpiqeshin te denigronin ndonje figure te PD-se si te vjeter dhe pa ide sidomos emra te tille si Jemin Gjana Shaban Memia Vili Minarolli apo dike tjeter. Krahasoni keta emra tani me bastardimin qe i ben figures se politikanit Albana Vokshi Mesila Doda Enkelejd Alibej apo Aldo Bumci per te kuptuar se ku ka shkuar sot Partia Demokratike. Emrat qe permenda per kohen kur PD ka qene ne opozite po ti nxjerresh sot ne krah te ketyre figurave te reja te bastarduara duken si nata me diten. Kete rol qe sot e ben gjithe prurja e re ne bllok e PD-se ne ate kohe Berisha mjaftohej vetem me ndonje zedhenes por kurre me politikanet profesioniste te partise.
Se dyti Berisha ka problem ish-disidentet e tij per te cilet eshte i qarte se jane aty vetem pse ai i mban ministra. Nese Pollo Ruli Xhaferaj Shehu dhe ndonje tjeter nuk kane keto pozita qe kane dhe nuk rikonfirmohen ne te ardhmen ne pozita kyce ne parti ata ikin brenda dites dhe Berisha nuk do te rrezikoje. Ai eshte ne momentin kur qeveria mban peng partine dhe jo sic ndodh rendom ne politike kur partia mban peng qeverisjen.
Se treti Berisha nuk di se si te sistemoje grupin e tij me te afert me te cilin ka drejtuar ne menyre informale partine deri me sot. Jozefina Topalli Ritvan Bode dhe Astrit Patozi qe mbeten tri profilet me bashkepunues me te pa asnje pretendim pertej degjueshmerise ndaj tij presin me te drejte te rikonfirmohen pasi nuk kane bere asgje gabim nga cfare u ka thene ai. E vetmja qe eshte prekur me keq nga semundja e servilizmit dhe protagonizmit siperfaqesor eshte Jozefina Topalli por dhe ajo ska bere asgje qe i prish pune Berishes por thjesht ka punuar kunder vetes se saj.
Dhe se fundmi nje grup i harruar brenda PD-se ngelet ish-grupi i KOP-it i cili tani perfaqesohet vetem nga skeleti i brejtur i Lulezim Bashes i cili ben sikur do te dale ne fushe beteje per zgjedhjet lokale por e di mire qe po e presin me hanxhare ne duar me shume nga brenda partise se sa jashte saj. Dhe ne fund kemi per te pare qe ai nuk ka per te qene kandidat pasi Berisha nuk guxon ta lere ate pa imunitet dhe pa asnje post. Ne vend te tij mund te shkoje koke turku Bregu Bumci ose me keq akoma Bojaxhiu si nje perpjekje per ta shpetuar hedhjen ne rruge te Lulezim Bashes.
Pra problemi me i madh qe ka Berisha tani eshte se ai nuk leshon dot askend as te miret as te keqijte as te korruptuarit as te ndershmit as te mencurit dhe as dallkauket qe flasin brockulla perdite. Ne kete gjendje te ngrire sic jane konfliktet e vogla brenda partise Berisha e ka te veshtire te formoje nje ekip te ri ne PD pasi per here te pare po shikon se zogjte e sorres sa vjen e nxihen.
Duke qene ne zgrip per numrat ne Kuvend per qeverine dhe duke qene i pasigurt se cfare i prodhon formalizmi i ekipit te ri te PD-se Berisha ka frike te mbledhe Keshillin Kombetar te PD-se pasi ai mund ti hape me shume telashe se sa ti ndreqe pune. Ai eshte peng i krizes qeveritare dhe Shqiperia do te vazhdoje te jete peng i tij nese nuk rrezohet.
Nisma e re e opozites per nje mocion ndaj zonjes Topalli por dhe ndaj tij eshte nje arsye me shume qe ai te mos beje asnje ndryshim pa kaluar keto beteja. Kjo eshte nje vlere tjeter e levizjes se opozites e cila po teston me kete rast jo vetem orientimin anti-perendimor te shumices por dhe mungesen e demokracise tek partia kryesore e shumices e cila ate mungese legjitimiteti dhe demokracie qe ka brenda partise po e rrezaton me arbitraritet dhe mungese legjitimiteti ne qeverisjen e vendit. Frika se ata qe nuk do te fitojne ne parti do hakmerren ndaj zonjes Topalli ne parlament eshte prezent dhe qofte dhe per kete shkak ne do te rikujtojme 20 vjetorin e renies se komunizmit dhe formimit te PD me nje PD qe 20 vjet me pas eshte bere me komuniste se partia qe rrezoi ne 8 dhjetor te vitit 1990.