E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, Rama: Numërim elektronik i votave

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, qe krahas konstituimit te saj, parashikon zgjedhjen e kryetarit të saj, Kryesisë dhe të Sekretariatit.

Kreu i PS-se, Edi Rama ne fjalen e hapjes ka theksuar rendesine e reformes zgjedhore, si domosdoshmeri per integrimin dhe kthimin e besimit ne popull tek vota e lire.

Pas konstituimit të Asamblesë pritet rizgjedhja pa debate e Gramoz Ruçit si kryetar i Asamblesë, ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama do të publikojë listën e kandidatëve që ai do të propozojë për Kryesinë e re për një mandat katërvjeçar.

Mesohet se kryetari i partise do të propozojë që të rritet numri i anëtarëve të Kryesisë nga 16 që janë aktualisht, në 25. Sipas Statutit të PS-së, kryetari mund të propozojë 1/3 më shumë kandidatë se numri i miratuar nga Asambleja për anëtarë kryesie (rreth 8 emra më shumë). Gazeta “Panorama”, duke cituar burime nga selia roze jep sot detaje rreth asaj qe pritet te sjelle mbledhja e sotme.

EMRAT E SEKRETARËVE AKTUALË

Andis Harasani- Sekretar për Programin Politik

Arta Dade- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Blendi Klosi- Sekretar Organizativ

Edlira Haxhiymeri- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta

Ethem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore

Kastriot Islami- Sekretar për Çështjet Zgjedhore

Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit

EMRAT E SEKRETARËVE QË MUND TË ZGJIDHEN

Ilir Beqja- Sekretar për Programin Politik

Arta Dade/ Taulant Balla- Sekretare për Marrëdhëniet Ndërkombëtare

Blendi Klosi- Sekretar Organizativ
Eglantina Gjermeni- Sekretare për Shoqërinë Civile dhe Shanset e Barabarta
Ethem Ruka- Sekretar i Burimeve Njerezore
Fatmir Xhafaj- Sekretar për Koordinimin dhe Çështjet Ligjore
Erjon Veliaj- Sekretar Politik për Emigracionin
Damian Gjiknuri- Sekretar për Çështjet Zgjedhore
Besnik Baraj- Sekretar për Çështjet e Mjedisit

EMRA TË RINJ PËR KRYESINË E PS
Vangjush Dako
Qazim Sejdini
Niko Peleshi
Shpëtim Gjika
Adelina Farriçi
Ilir Beqja
Gjovalin Kadeli
Gazmir Bizhga

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›