E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Rrugor Gjana akuzon PS-ne per prishje te paktit

Kuvendi

Pas deshtimit te seances plenare te se enjtes paradite te Kodit Rrugor mazhoranca akuzon opoziten se po prish marreveshjen e arritur. Ne nje mbledhje jashte radhe Komisioni i Veprimtarise Prodhuese do te diskutonte mbreme amendimet e selise roze per kete ligj i cili kerkon 84 vota. Por relatori i PS-se Eduard Shalsi nuk u shfaq e pas pak u larguan edhe deputetet e tjere te majte te pranishem. Kjo sipas Jemin Gjanes eshte sinjal bllokimi. eshtja nuk ka te beje ne thelb me me amendamentin ka te beje me nje synim qe kerkojne te nxjerrin nga axhenda nje vendim te marre ne menyre kolegjiale u shpreh kryekomisioneri Jemin Gjana. Kodi Rrugor ishte i vetmi ligj ne seancen e se enjtes por qe nuk u zhvillua per shkak te amendimeve te paraqitura nga opozita nga nenkryetari i Komisionit te Veprimtarise Prodhuese Eduart Shalsi. Mbi 50 amendimet e minutes se fundit te nenkryetarit te Komisionit te Veprimtarise Prodhuese bene qe as ky ligj te mos ishte gati. Per rrjedhoje konferenca e kryetareve vendosi shtyrjen e punimeve te Kuvendit per te henen ku ne nje tjeter seance maratone deputetet do te miratojne nen per nen buxhetin dhe Kodin Rrugor. Konferenca e kryetareve nuk ka vendosur asnje date per degjimin dhe miratimin e kandidatures se Presidentit per kryetar te Kontrollit te Larte te Shtetit Bujar Leskajn.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›