E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barrozo ne Tirane Sequi te Topi per zgjedhjet

Presidenti Bamir Topi ka takuar në mesditë kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui. Situata politike në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit ka qenë tema kryesore e diskutimeve.

Kryetari i shtetit ka theksuar nevojën e zhvillimit të një fushate sa më të qetë e të civilizuar, si dhe mbajtjen me sukses të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sekui vuri në pah rëndësinë jetike të procesit të 8 majit kanë për ecurinë integruese të vendit tonë.

Diplomati informoi Topin dhe për vizitën e ardhshme në Tiranë më 21 maj të Presidentit të Komisionit Evropian, Manuel Barrozo, i cili do të shoqërohet nga një delegacion zyrtar i nivelit të lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›