Asambleja e KOKSH, vlerësohet Presidenti Bamir Topi

Top-News - Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar asamblenë e radhës për të përcaktuar edhe detajet më të fundit në lidhje me përgatitjet për në Lojërat Olimpike të Pekinit, që do të fillojnë pas pak më shumë se dy muajsh. Në këtë asamble është konfirmuar përbërja e delegacionit shqiptar që do të jetë i pranishëm në këtë aktivitet të rëndësishmë sportive, ku nuk do të mungojnë as Kryeministri i Shqipëri z.Sali Berisha dhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ylli Pango.
Ndërkohë në këtë Asmable u diskutua edhe për numrin e sportistëve shqiptarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, ku është konfirmuar se 10 sportistë kanë arritur të kualifikohen për këto lojëra, por pritet që ky numër të shkojë 11, pasi shpresohet në një kualifikim edhe të peshëngritëses Romela Begaj.
Nuk ka munguar në këtë Asamble edhe një ceremoni e Cmimit Urdhri Olimpik për njerëzit më të njohur që kanë dhënë një kontribut të vyer për sportin shqipatar. Një cmim të tillë e ka marrë edhe presidenti i Republikës Z.Bamir Topi, i cili pasi falenderoi drejtuesit e KOKSH për këtë vlerësim, ka pohuar se ndjen një detyrim ndaj sportit shqiptar.
Top Channel
Burimi:-