Rally ne Greqi, Sebastian Loeb merr kryesimin

Top News - Sebastian Lëb i kundërpërgjgjet mjaft mirë shokut të tij të skuadrës Dani Sordo në Cmimin e Madh të Greqisë në Botërorin e Rellit. Kampioni i botës arriti të fitojë në ditën e dytë 4 nga 7 etapat, edhe pse fillimi nuk ishte shumë i mirë për të.
Gjithsesi në fund të këtyre etapave, Lëb mori kryesimin në renditjen e përgjithshme të këtij Cmimi të Madh dhe lë në vendin e dytë shokun e tij të skuadrës, Daniel Sordo me 15.7 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë u rendit piloti i Subaru, Peter Solberg me 44 sekonda.
Finlandezi Jari Mati Latvala që kryesonte në këtë ditë të dytë, në fundin e saj zbriti në vendin e pestë, ndërkohë që kryesuesi i Botërorit, Miko Hirvonen i mbylli 7 etapat e kësaj dite në vendin e shtatë, i shkëputur me 1 minutë e 36 sekonda nga Sebastian Lëb.
Top Channel
Burimi:-