Hyka – Haxhiaj , bisedime në Gjermani

Jahmir Hyka, talenti më i madh i futbollit shqiptar në pesë vitet e fundit, ndodhet në Gjermani për bisedime së bashku edhe me menaxherin e tij Sokol Haxhiaj.
Bisedimet po kryhen me dy klube gjermane: Mainc dhe Munih 1860. Gjithsesi, për lojtarin në pronësi të Olimpiakosit në Greqi, pistë e fortë mbetet edhe Dinamo e Zagrebit, pavarësisht se Dinamo e Tiranës, po bën c'është e mundur për të siguruar shërbimet e tij.