E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu Roland Garros, eliminohen motrat Villiams

Top News- Surprizat në turneun e Roland Garros vazhdojnë. Këtë radhë ato që befasojne të gjithë të pranishmit në Paris janë motrat Uillimas që janë mundur në ndeshjet e tyre të raundit të tretë me Srebotnik dhe Flavia Peneta.
Serena Uilliams u mund në ndeshjen e saj nga Karolina Srebotnik. Tenistja Sllovene që në të gjitha ndeshjet direkte me amerikanen kishte fituar vetëm një set, ndërkohë që në këtë sfidë ajo arriti ta mundë atë bindshëm në dy sete 6-4;6-4. Të njëjtin fat pati edhe motra e saj Venus, që u mund 7-5;6-3 nga italiania Flavia Peneta.
Ndryshe nga motrat Uilliams, emrat e tjerë të njohur të tenisit botëror kanë arritur të kalojnë në raundin e katërt të këtij turneu. Rusja Maria Sharapova edhe pse me vështirësi e siguroi një vend për në raundin e mëtejeshëm, pasi mundi Betani Matek. Nr.1 i renditjes botërore vuajti në këtë ndeshje të cilën e fitoi në 3 sete 6-2;3-6;6-2. Më të lehtë e pati Ana Ivanovic në ndeshjen e saj me danezen Karolinë Vozniacki. Tenistja serbe e mbylli ndeshjen në dy sete të cilët i fitoi me rezultatin 6-4;6-4.
Për meshkuj, Rafael Nadal vazhdon të mos njohë kundërshtarë. Tenisti spanjoll siguroi një tjetër fitore të lehtë në këtë turne me rezultatin 3-0 këtë radhë kundër finlandezit Jarko Nieminen. Nr.2 i renditjes botërore i fitoi thellë të 3 setet 6-1;6-3;6-1 dhe në 1/8 e finaleve do të ndeshet me Mihail Juzhni.
U kualifikua për më tej edhe Novak Xhokovic që mundi në ndeshjen e raundit të tretë amerikanin Uejn Odesnik në 3 sete 7-5;6-4;6-2 për t'u përballur në raundin tjetër me francezin Pol Henri Matjë.
Top Channel
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›