E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati takon Mourinho, luzitani, gati te marre Interin

Top-News - Ndërsa Mancini ka hapur luftë ligjore Interit, presidenti Morati nuk ka humbur kohë. Ai është takuar në orët e mbrëmjes të së premte me Hoze Murinjon, teknikun e ardhshëm të zikaltërve. Takimi mes Moratit dhe teknikut luzitan është zhvilluar në Paris dhe sipas të përditshmes portugeze ‘Zhornal de Negosios', Murinjo ka folur për tratativat e ardhme të skuadrës së tij të re.
Në këtë intervistë të tij Murinjo ka lënë të nënkuptohet se një prej blerjeve të tij të mundshme mund të jetë mesfushori anglez Frenk Lampard.
‘Lampard është futbollisti më i mirë profesionist me të cilin kam punuar gjatë gjithë karrierës sime - është shprehur Murinjo - Mund të them se askush tjetër nuk mund të krahasohet me te".
Ndërkohe Murinjo bën një përshkrim të vetes së tij si trajner, por edhe si person. "Si trajner e konsideroj veten shumë të thjeshtë - ka vijuar më tej portugezi - do të doja që të gjithë personat me të cilët do të kem të bëj të jenë të hapur dhe të disponueshëm, sepse në fund të fundit është shumë e lehtë të punosh me mua, mjafton të më ndjekësh me vëmendje".
Top Channel
Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›