“One stop shop” për energjinë, Berisha: Do i japim fund burokracisë
“One stop-shop” për licensat e energjisë elektrike, është iniciativa më e fundit e qeverisë shqiptare, dhe që synon të thjeshtëzojë procedurën për çdo lloj leje apo licencë për projktet energjetike.
Gjatë punimeve të Task-Forcës rregullatore, kryemisnitri Sali Berisha tha se burokracia shqiptare, ka qenë problematike, situatë kjo e cila sipas tij është përmirësuar me reformat e ndërmarra nga qeveria në këtë drejtim.
Pas studimit që i është bërë kësaj situate, Berisha bëri të ditur se tashmë ministria paraqet materialin për të marrë të dhënat përfundimtare, hapa që ndiqen për të marrë lejet apo licensat në fushën e energjisë.