Asambleja e PS-së, kryeministri Rama: Ndryshime në qeveri dhe zgjedhje e sekretariatit të ri

Turizmi dhe Drejtësia
Që në fillim të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare, kreu i qeverisë Edi Rama ka përcaktuar në njëfarë mënyre edhe dy pistat e fjalimit të tij që kanë të bëjnë me turizmin dhe drejtësinë.
“Janë dy janë pohime të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj. Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik e institucional dhe aftësi, cilësi dhe shpejtësi vendimmarrëse”, tha Rama.
Sipas tij, Shqipëria nuk ishte në të shkuarën e afërt një distancion turistik evropian. Rama theksoi se Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë së plehrave dhe prapambetjes.
“Kur kthejmë kokën pas, kemi 1001 arsye për të qenë krenarë për rrugën që kemi bërë. Shqipëria e 10 viteve më parë kishte po këto dete, po këto male, po ato lumenj dhe po ato hire të bukura përgjatë krejt trupit të saj nga Thethi në Konispol, por nuk ishte një destinacion turistik evropian,. Turistët më evropianë që vinin në këtë vend ishin emigrantët shqiptarë dhe emigrantët shqiptarë nga Prishtina apo Tetova. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonimi i pasigurisë, plehrave, prapambetjes. Një lloj vendi i botës së tretë në mes të Evropës”, theksoi Rama.
“Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë, ndërsa për turistët e pakët që vinin kryesisht nga vendet ish-komuniste ky ishte një vend zhgënjyes për të mos u kthyer më për pushime”, tha Rama.
Industria jonë turistike ishte inekzsitente, shërbimet ishin thjesht dhe vetëm fryt i përpjekjeve të mundimshme të njerëzve më punëtorë e më kurajozë të këtij vendi, të cilët mes pluhurit, gropave dhe gjobaxhinjve të shtetit, me dhe pa uniformë, bashkë me rrugaçët e zonës, bënin të bënin sa dinin dhe sa mundeshin që të nxirrnin dhjam nga pleshti i turizmit shqiptar”, u shpreh Rama.
“Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Por këtë nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Këtë verë edhe ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë.”- theksoi Rama.
Sipas tij, Korça, Berati dhe Gjirokastra dhe të tjera qytete jo bregdetare të Shqipërisë aty ishin edhe para 10 vjetësh, por turizmi ishte një kockë pa mish në pjatën e ekonomisë së tyre.
“Në Korçë kishte vetëm një hotel dhe ndonjë bujtinkë të varfër. në berat nuk shkohej dot, se nuk kishte as rrugë, për ata që nuk kishin 2 palë veshka kur hynin tek kthesa e Lushnjes. Kurse për të fjetur ishte laj-thaj hotel Tomorri, legjendari i vjetër buzë Osumit me një qeleshe në majë, si shenja e vetme e hyrjes së kapitalizmit në qytetin e 1000 dritareve. në Gjirokastër copë-copë po ashtu. pa folur fare për të tjera qytete ku sezoni i verës sillte vetëm emigrantët më të përmalluar në shtëpi, ndërkohë që qeveria numëronte për turistë edhe kryeministrin kur kthehej në Rinas nga vizitat jashtë shtetit”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, theksoi se për vendin tonë flasin keq ata që, sipas tij, “e duan të vdekur PS-në”. “Bumi” turistik i këtij viti, Rama tha se mund të kthehet në boomerang vitin e ardhshëm nëse nuk merren masa.
Rama: Turizmi dhe korrigjimi i së tashmes
“Miliona e miliona turistë nga tërë Evropa habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri. Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend. Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë evropiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja. Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa iman. Po u nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.
Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera. Korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët. Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme. Vitin tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion evropian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët.”,- tha Rama.
Kreu i qeveria paralajmëroi se do të ndryshojë edhe statusi i investitorit strategjik. Sipas tij, flamuri ynë ka fituar respekt kudo në arenën ndërkombëtare.
“Shqipëria do të jetë në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit. Shqipëria ka presidencën e atij Këshilli. Duke parë në sy gjithë të metat dhe problemet që kërkojnë adresim. Detyra jon është jo vetëm të forcojmë më the imazhin e ri të vendit, por ta kthejmë në kapital ekonomik për Shqipërinë. Duhet të divesifikojmë ofertën turistike të Shqipërisë.
Turizmi masiv i ka sjellë vendit shumë të ardhura. Do të ishte fatale mos ta mbanim parasysh që ky lloj turizmi do të jetë i vetmi burim të ardhurash. Shpërthimi do të jetë jo vetëm bori fitorje, por edhe alarmi. Portet turistike janë themelore për krijimin e këtij burimi. Ndërkohë që kjo infrastrukturë e re po ndërtohet dhe zinxhiri i hoteleve me 5 yje po zgjatet hap pas hapi, duke ndërtuar edh resortet hoteliere me 5 yje, por kemi hapur edhe një shteg të turizmit malor. Kjo është rruga e re që duhet të çajmë tani në mënyrë që brenda kësaj dekadë të kemi vendosur ekuilibrin e domosdoshëm të kësaj industrie të re.
Një Shqipëri të kamur, por të mbrojtur. Duhet të jemi vendi i ekselencës në mikpritjen e investitorëve. Duhet të hapim një kapitull të ri që të ecim drejt dhe shpejt në rrugën e thithjeve të investimeve serioze. Edhe status i investitorit strategjik duhet të ndryshoj”- tha Rama.
Rama: Shqipëria me siguri mbresëlënëse, 40% më pak vrasje se në 2022
Rama, në fjalën e tij, gjatë asamblesë së Partisë Socialiste, deklaroi se të turistët e huaj në vendin tonë, kanë gjetur një siguri mbresëlënëse. Duke folur me shifra, Rama tha se ajo është përmirësuar çdo vit, ndërsa këtë vit ka regjistruar dhe shifrën më të ulët historike.
“Po, gjejnë edhe një siguri mbresëlënëse në këtë vend, që s’ka asnjë lidhje me legjendat e zymta për Shqipërinë e pasigurtë. Të habitur krejt, disa miq anglezë më çuan hartën e shtëpive të vjedhjeve në Europë, ku Shqipëria ishte në vendin e fundit, me shifrën më të ulët. Ndërsa, Britania e Madhe në vendin e parë me shifrën më të lartë. Dhe më e lezetshmja ishte se, kur kishin pyetur këta të paudhët tanë, i kishte thënë -“s’ke ça vjedh në shtëpitë e shqiptarëve, pasi nuk kanë as bukë për të ngrënë”, ndërsa kur kishin pyetur një kompetentë atje, u kishte thënë, -“Kanë ardhur shqiptarët prandaj po vidhen shtëpitë në Britani, më shumë se kudo tjetër në Europ딅 Çe pyet…”, tha Rama
“S’po zgjatem me vrasjet, që jo vetëm kanë rënë përsëri në minimumin historik, siç ka ndodhur çdo vit të qeverisjes sonë, krahasuar me të mëpërashmen. Por, këtë vit deri më tani, si tetë mujor, kanë shënuar rënien më të lartë historike vit më vit, 40% viktima më pak se vjet, ku kishim numrin më të ulur të viktimave në tre dekada”, tha Rama.
“Por për mua, për ne që jemi mbledhur këtu, më e bukura e kësaj kohe lirie dhe përpjekje të pandërprerë, për ta futur përfundimisht Shqipërinë në hartën e Europës politike, ekonomike dhe turistike, është se edhe ata thuajse 1 milionë shqiptarë që na mbështesin ne me votë, bashkë me ata miliona të tjerë, që na mbështesin nga larg, por edhe atyre miliona të huaj që po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend, falë punës këmbëngulëse të kësaj qeverie, të bashkive tona, të qindra mijërave shqiptarëve që investojnë, punësojnë të tjerë në sipërmarrjet et yre, apo vetë-punësohen vetë në bizneset e tyre të vogla”, vijoi Rama.
Rama: “Beleri”, s’kemi asnjë debat real me palën greke për çështjen e drejtësisë
Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë ka prekur edhe çështjen “Beleri”. Sipas tij, pala greke nuk dëgjon asnjë, nuk dëgjon asnjë argument, por vetëm këmbëngul për ta zgjidhur çështjen siç mendojnë ata.
“Organet e reja të drejtësisë kanë marrë vendimet e tyre dhe kanë dhënë vendimet e tyre. S’kemi asnjë debat real për të zhvilluar me palën greke për çështjen e drejtësisë. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i përmbysur i pushtetit tonë politik me drejtësinë po kalon përmes një sprove shumë të fortë. Qasja jonë është e re në historinë e pushteti politik. Për të mos u përzier në punët e organeve të drejtësisë, por për t‘i mbështetur dhe inkurajuar ato pa kushte, në veprimtarinë e tyre agresive kundër korrupsionit, krimit të organizuar. Kjo është një qasje që bie ndesh shumë brutalisht me historinë e tmerrshme të një historie 101 vjeçare.
Shumë mendojnë se pushteti politike tërheq prej hunde pushtetin gjyqësor. Sipas këtij mësimi të vjetër, ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit dhe, sipas interesit të skuadrës dhe karriges së vet, e gjuan vetë topin e drejtësisë. Shkurt muhabeti, mësimi është bëni si themi ne mos bëni si bëjmë ne. Kështu mendojnë edhe ata që u fryjnë në vesh fqinjëve grekë nga larg dhe nga afër, qofshin politikanë me foltore dinjiteti apo me mikrofonë, analistë, ekspertë ligjorë, avokatë të një të arrestuari në flagrancë për blerje votash, të cilit i kanë marrë në administrim edhe faqen në Facebook ku postojnë për hesat të tyre letrat e tij nga qeveria dhe shkruajnë se ai ndjehet. “,- tha Rama.
Kryeministri: Drejtësia në Shqipëri të ketë liri, pavarësisht ngjyrave, kjo është përgjegjësia ime morale
Rama, në fjalën e tij, theksoi se qeveria që ai drejton nuk ka shans që t’i njohë ndonjë borxh dikujt që hyn në borxh me drejtësinë.
Sipas tij, të hysh në borxh me drejtësinë do të thotë të hysh në borxh me shtetin.
“Nuk ka rëndësi sa i madh është borxhi. Nuk ka shans që kjo qeveri dhe parti ta pengojë SPAK-un që të bëjë luftën kundër korrupsionit. Pres që edhe SHISH t’i bashkohet kësaj lufte. A kam përgjegjësi morale në këtë mes? S’kanë faj që më pyesin për këtë! Janë shumë pak ato socialistë që thonë Rama të lëshon, Rama s’të mbron. Kam një përgjegjësi morale. Përgjegjësia ime morale nuk është as të skuqem, as të kërkoj ndjesë dhe aq më pak të zmbrapsem, sepse vetëm së bashku mund ta ngjisim Shqipërinë në majën ku e meritojnë shqiptarë. Kur i merr mendjen pushteti dhe paraja, tradhton jo vetëm besimin tim e tuajin, por edhe flamurin shqiptar. Nëse njëri e ka përdorur flamurin e PS-së si maskë për të vjedhur, ne të tjerët u dashka ta përdorim si letër higjienikë për të fshirë bajgat e korrupsionit?! Jo. Përgjegjësia ime morale është që të mos lejë “dy gurë bashkë” që drejtësia në Shqipëri të ketë lirinë dhe pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdo lloj këlyshi të atij soji të vjetër politik.”- tha Rama.
(lajmi ne perditesim)