E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshime në kabinetin “Rama“/ Ikën Xhaçka, Kushi dhe Krifca, ja emrat që i zëvendësojnë

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, ka publikuar emrat e ministrave të cilët kanë lënë postet ministrore, duke sjellë disa emra të rinj, por edhe lëvizje përbrenda kabineteve ministrore.

Ajo që bie në sy është fakti se portofolet ku janë bërë ndryshimet qeveritare konsiderohen si të rëndësishme, siç është ai i politikës së Jashtme, i Financave, i Arsimit dhe i Bujqësisë.

Bie në sy largimi i Olta Xhaçkës nga posti i ministres së Jashtme për t’u zëvendësuar me Igli Hasanin. Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, do të zëvendësohet nga Anila Denaj, e cila rikthehet në qeveri pas largimit si ministre e Financave disa vite më parë.

Delina Ibrahimaj lë gjithashtu postin e ministres së Financave, për t’u zëvendësuar nga Ervin Mete, por do të marrë portofolin e ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, duke mbetur në qeveri.

Pas shumë vitesh në krye të dikasterit të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu do ta lërë drejtimin e kësaj ministrie për të zëvendësuar Evis Kushin në postin e ministres së Arsimit.

Në vend të Manastirliut, Rama ka zgjedhur Albana Koçiun si ministre të Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale. Ndërsa nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, do të jetë ministër Shteti për Pushtetin Vendor.

Emrat e propozuar për portofolet ministrore

Ervin Mete – Ministër i Financave dhe Ekonomisë

Igli Hasani – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ogerta Manastirliu – Ministre e Arsimit dhe Sportit

Anila Denaj – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Albana Koçiu – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj – Ministre e Shtetit për sipërmarrjen dhe klimën e biznesit

Arbjan Mazniku – Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

Ndryshimet në kabinetin qeveritar

Ministria e Financave

Largohet Delina Ibrahimaj 

Vjen Ervin Mete

Ministria e Jashtme

Largohet Olta Xhaçka

Vjen Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë

Largohet Frida Krifca

Vjen Anila Denaj

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Largohet Evis Kushi

Vjen Ogerta Manastirliu

Ministria e Shëndetësisë

Largohet Ogerta Manastirliu

Vjen Albana Koçiu

Ministria për Sipërmarrjen

Largohet Edona Bilali

Vjen Delina Ibrahimaj

Ministria për Pushtetin Vendor 

Arbian Mazniku

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›