Asambleja e PS-së, paketë për zgjidhjen e krizës ekonomike
Socialistët paralajmërojnë një përkeqësim të situatës ekonomike. Për pasojë, Asambleja miratoi rezolutën anti-krizë
TIRANË- Socialistët paralajmërojnë një përkeqësim të situatës ekonomike në vend dhe për pasojë edhe të nivelit të jetesës së shqiptarëve përgjatë vitit 2010.
Për të evidentuar edhe më qartë këtë rrezik, por edhe për të ofruar alternativën e saj për mënyrën sesi mund ti bëhet ballë kësaj situate, Partia Socialiste ka mbledhur dje Asamblenë Kombëtare, e cila i është kushtuar tërësisht analizimit të problemeve ekonomike dhe efekteve që do të kenë ato në xhepat e çdo qytetari shqiptar.
Një panel i gjerë ekspertësh dhe politikanësh të profilit ekonomik, ka referuar për gati tre orë në lidhje me një sërë elementësh, që në tërësinë e tyre përbëjnë atë që quhet ekonomia e shqiptarëve, ku natyrisht përveç problematikës së evidentuar janë sjellë edhe zgjidhjet konkrete, të cilat janë bërë pjesë edhe të një rezolute të miratuar në fund nga Asambleja Kombëtare.
Referimet
Maratonën e diskutimeve e ka hapur ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, i cili ishte ftuar për të referuar lidhur me udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare si pasojë e kokëfortësisë së qeverisë shqiptare për të pranuar krizën dhe për të marrë masat e duhura për të ulur efektet e saj direkte mbi ekonomitë e shqiptarëve.
Duke sjellë elementët më të dukshëm të shfaqjes së kësaj krize, ish-guvernatori ka sjellë si ndërhyrje të nevojshme për të zbutur efektet e krizës, riformatim të Buxhetit të Shtetit 2010, luftimin e monopoleve, luftimin e ekonomisë informale dhe korrupsionit, si dhe heqjen e barrierave jotarifore.
Më pas pjesë e panelit të diskutuesve janë bërë deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, e cila ka sjellë në pah rritjen e kostos së jetesës për çdo qytetar, deputeti Ilir Beqja për shpenzimet familjare dhe rënien e fuqisë blerëse si pasojë e zhvlerësimit të lekut dhe përllogaritjes së të ardhurave të shqiptarëve në dollarë, deputeti Eltar Deda mbi kujdesin shëndetësore dhe rritjen e kostos së vizitave në spitale apo edhe i trajtimit mjekësor, nënsekretari socialist për programin Ervin Bushati i cili ka folur për situatën e rëndë në të cilën është përfshirë fshati si pasojë e mungesës së politikave orientuese të zhvillimit të bujqësisë dhe rënien e fuqisë blerëse, deputeti Arben Ahmetaj për situatën energjitike dhe peshën që do të ketë në ekonomitë e shqiptarëve dhe sidomos në shtresat sociale vendimi për rritjen e çmimit të energjisë.
Ndërkohë që deputeti tjetër Erion Braçe raportin e vet ia ka kushtuar tërësisht korrupsionit dhe lidhjeve që sipas tij kanë një sërë monopolesh ekonomike me pjesëtarët e familjes dhe të afërmit e kryeministrit Berisha.
Pjesë e panelit u bë edhe deputeti Arben Malaj, i cili duke marrë fjalën ka vënë në dukje nevojën që këto raporte të bëhen prezente edhe për opinionin e gjerë dhe jo vetëm për mbledhjet e mbyllura të PS-së, ndërsa ka bërë edhe një ekspoze të hollësishme të makro dhe mikroekonomike të vendit, duke marrë në analizë elementë të tillë si import-eksportet, defiçiti tregtar, rënien e investimeve te huaja, rënia e fuqisë kredituese nga bankat, shtimin e kredive te këqija, por edhe elementë të karakterit politik siç është goditja selektive e bizneseve, kapja e shtetit nga korrupsioni etj.
Ndërsa deputetja Ermelinda Meksi në rolin edhe të përgjegjëses për organizimin e këtij debati, ka vënë në dukje se përkeqësimi i treguesve makro dhe mikro ekonomik ka ardhur si pasojë jo vetëm e krizës botërore por, por më shumë si pasojë e keq menaxhimit të situatës nga qeveria.
Rezoluta
Në përfundim, Asambleja Kombëtare ka miratuar edhe një rezolutë nëpërmjet së cilës përcakton një qëndrim zyrtar të kësaj force politike lidhur me situatën ekonomiko-sociale të vendit, ndërsa bën edhe propozimet konkrete për mekanizmat me anë të të cilëve mund të dilet nga kjo gjendje.
Kështu, në pjesën e parë të rezolutës përfshihen në mënyrë të përmbledhur të gjitha problematikat e shfaqura në degë të ndryshme të ekonomisë, ndërsa bëhet qeveria përgjegjëse për mënyrën e menaxhimit të situatës.
Në kushtet e një krize, që sipas PS-së vetëm mund të thellohet nga mosreagimi i qeverisë, Asambleja apelon ndërmarrjen e një sërë masash të rëndësishme në fushën e politikave fiskale, si rishikimi Buxhetit të vitit 2010, qetësimi i klimës së acaruar të biznesit dhe rivendosjen e menjëhershme të dialogut me këtë komunitet, si dhe realizimin e një ulje të përkohshme 12 deri 18 mujore të taksave mbi biznesin e rrezikuar nga kriza për të stimuluar aktivitetin e sipërmarrësve si motori më i shpejtë ekonomik i vendit. Gjithashtu në rezolutë parashikohet edhe ndërmarrja nga ana e qeverisë edhe e një sërë masash të karakterit të politikave monetare.
Nder të tjera PS-ja propozon edhe ndërhyrje në fushën e politikave të përgjithshme qeveritare, ku kërkon prej saj pasqyrimin e vërtetë të treguesve ekonomike e financiare të vendit me shifra të pa manipuluara, të ftohet menjëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të posaçme me Shqipërinë dhe të kërkohet mbështetje financiare për daljen nga kriza, të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin pavarësinë e pushtetit lokal, si dhe të rishikohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Rezoluta
PS apelon ndërmarrjen e një sërë masash të rëndësishme:
Në fushën e politikave fiskale
Të rishikohet Buxheti i vitit 2010, që është mbështetur kuturu në një rritje ekonomike fiktive të supozuar me 6.5%.
Të qetësohet klima e acaruar artificialisht e biznesit për qëllime të mirëfillta politike dhe të rivendoset menjëherë dialogu me komunitetin e biznesit.
Të realizohet një ulje e përkohshme 12 - 18 mujore e taksave mbi biznesin e rrezikuar nga kriza për të stimuluar aktivitetin e sipërmarrësve si motori më i shpejtë ekonomik i vendit.
Në fushën e politikave monetare
Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësitë për një ulje të shpejtë të normës të interesit;
Banka e Shqipërisë të vlerësojë mundësi të tjera për politika që lehtësojnë çngrirjen e likuiditetit
Banka e Shqipërisë nëpërmjet politikave të saj dhe bashkëpunimit me qeverinë dhe ndërkombëtarët duhet të mbështesë monedhën vendase duke parandaluar, ndaluar spekulimet me synim rikuperimin nga rënia drastike e vlerës së lekut.
Në fushën e politikave të përgjithshme qeveritare
Të ftohet menjëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të posaçme me Shqipërinë dhe të kërkohet mbështetje financiare për daljen nga kriza;
Të bëhet korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin pavarësinë e pushtetit lokal.
Të bëhen korrigjime të menjëhershme të vendimeve të marra që prekin biznesin e vogël dhe e klasifikojnë atë artificialisht si biznes të madh;
Të bëhet distancimi i pushtetit nga monopolet që çdo ditë e më shumë po e fusin ekonominë shqiptare në rrugën e tkurrjes.
Të hartohet dhe zbatohet një pakete masash të posaçme për nxitjen e investimeve të mirëfillta, veçanërisht investimeve direkte të huaja;
Të garantohet mbrojtja ligjore e pronës private dhe respektimi i titujve të pronësisë;
Të rishikohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe urgjentisht të përcaktohen masa për indeksim të pensioneve, të ndihmës ekonomike dhe të pagesave të tjera të grupeve në nevojë.
PS propozon të krijojë:
Një ekonomi funksionale tregu, të aftë t'i bëjë ballë konkurrencës pa kufij;
Një ekonomi e orientuar nga eksporti i mallrave e shërbimeve dhe jo e mbështetur në eksportin e fuqisë punëtore të pakualifikuar;
Një ekonomi që mbështetet në kursimet e siguruara nga zhvillimi i brendshëm ekonomik dhe nga formalizimi i ekonomisë;
Një ekonomi që krijon klimë favorizuese për bizn