E Shtunë, 31 Tetor 2026

I grabitën 500 mijë .Tregtari: E dija fundin e tyre

Ilirian Çela, një nga të grabiturit e bandës së goditur javën e kaluar, rrëfen për "Shekullin" grabitjen e kasafortës dhe shqyerjen e shtëpisë së tij


TIRANË- Më pak se një javë pas arrestimit, të autorëve të dyshuar të vjedhjes në seri të kasafortave apartamenteve dhe banesave të ndryshme, apartamentesh nga ku janë marrë shuma fantastike, Ilirian Çela, një nga biznesmentët, që dyshohet të jetë dëmtuar nga grupi ka pranuar të rrëfejë makthin e parave të humbura.


Në kasafortën e tij nuk kishte pak, por 600 milionë lekësh, ndërsa ai tregon se ka marrë vesh vjedhjen spektakolare në shtëpinë e tij.


Ai tregon se nuk ishte në Shqipëri ditën e ngjajes dhe se për vjedhjen e kasafortës është lajmëruar nga të afërmit e tij, disa orë pas ngjarjes së bujshme. Për të asnjëri prej shtatë të arrestuarve nuk i kujton ndonjë gjë, fakt apo moment me të cilën ai të lidhë ngjarjen.


Eshtë qetësuar së paku, kur ka mësuar komunikimet e tij me drejtuesit e Policisë së Tiranës, se personat e arrestuar gjatë pyetjes në polici, kanë pranuar autorësinë e vjedhjes dhe shumën e vjedhur si asnjë herë tjetër në një mënyrë spektakolare.


"Me 25 prill, unë jam nisur nga Tirana për në Budapest, për punë të mia personale. Ndërkohë që u largova, njoftova disa njerëz që punojnë me mua që të kishin kujdes dh iu lashë disa porosi të punës, që duheshin kryer gjatë ditëve që unë do qëndroja jashtë shtetit".


Më tej ai tregon se të martën me 28 prill, rreth orës 12.00 të paradites e morën në telefon nga Tirana duke i thënë se ishin harruar dritaret e apartamentit hapur. "Unë isha shumë i sigurte që nuk i kisha lënë hapur dhe në këtë moment mora menjëherë në telefon nipin tim, të cilit i kisha lënë dhe çelësat e shtëpisë.


I thashë të shkonte tek shtëpia dhe ta kontrollonte atë pasi diçka nuk shkonte- rrëfen ai. Më tej biznesmeni tregon se pas disa minutash e kishte marrë në telefon i nipi që i thotë: Shtëpia është e shpartalluar, pasi kane hyrë dhe kanë vjedhur.


Çela tregon se menjëherë e orientoi të afërmin të shikonte kasafortën nëse ndodhej aty ndërsa ai i ishte përgjigjur se kasaforta nuk është. "Menjëherë i thashë të njoftonte policinë, të cilët erdhën dhe kryen veprimet e duhura"- tregon Çelaj.


Sipas tij, hetuesit e kishin siguruar se krimi ishte tashmë i zbardhur prej tyre, ndërsa prisnin arrestimin e autorëve. Nga hetimet paraprake të Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton se personat e arrestuar hiqeshin si punëtorë te pastrimit të ambienteve të pallateve, duket se kjo taktikë ka funksonuar mirë, por që është zbuluar më pas nga policia që i mbante në vëzhgim.


Ai tregon se ende nuk është pyetur nga policia në lidhje me autorët, që nga koha kur kishte ndodhur ngjarja, kur iu morën më tepër se gjysmë miliardi lekë në shtëpi. "Shpresoj t'i kenë lekët diku dhe shpresoj që policia të gjejë dhe të më kthejë diçka, shprehet biznesmeni.


Ai shton se dy ditë më parë, është pritur në një takim nga drejtuesit e policisë, të cilët i kanë komunikuar faktin që të arrestuarit e kanë pranuar autorësinë e vjedhjes së lekëve dhe shifrën që kanë marrë.


Policisë iu desh më shumë se shtatë muaj hetime për të dokumentuar veprimtarinë e anëtarëve të "bandës", që dyshohet të kenë realizuar vjedhjen e shumës së konsiderueshme në apartamentin e biznesmenit Ilirjan Çela, në rrugën "Hamit Shijaku".


Banda "grabiti" biznesmenët myslimanë në Sauk


Nga hetimet e Prokurorisë, rezulton që anëtarët e "bandës" së grabitësve, që u arrestuan në fundin e javës që kaloi, janë të dyshuar dhe për një sërë vjedhjesh apo tentativa vjedhjesh të ndodhura në kryeqytet, që nga fillimi i këtij viti, e deri në momentet që janë arrestuar.


Në gusht të këtij viti, tentohet të vidhet kasaforta e biznesmenit Astrit Xhebrahimi. Ngjarja në të cilën u tentua të grabitej banesa e biznesmenit të tapeteve dhe sixhadeve, ndodhi më 17 gusht të këtij viti në lagjen "Sauk i Vjetër", në Tiranë.


Sipas informacioneve të policisë, së paku tre persona pasi kanë hyrë në banesën e vëllezërve tentuan të grabisin nga aty kasafortën që ndodhej në banesë, me dyshimin se në të kishte sasi të konsiderueshme parash.


Lëvizjet e grabitësve janë dëgjuar nga anëtarët e familjes së biznesmenit, konkretisht nga babai i biznesmenit, 77- vjeçari Bedri Xhabrahimi që ka reaguar duke u konfrontuar me autorët. Vetë familjarët e biznesmenit shmangën vjedhjen e kasafortës, pasi konstatuan se në banesën e tyre kishin hyrë persona me qëllim vjedhjen e lekëve.


Pas operacionit të policisë, që çoi në pranga grupin prej shtatë personash të akuzuar si autorë të vjedhjeve më të bujshme të ndodhura në Tiranë gjatë këtij viti, asnjëri prej të prangosurve nuk rezulton të jetë i njohur nga familja Xhabrahimi. Babai i biznesmenit, Bedri Xhabrahimi, 77 vjeç, pohoi dje se pasi është njohur me emrat dhe foton e njërit prej të arrestuarve, nuk njeh asnjërin prej tyre.
.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›