Rezoluta serbe irriton SHBA-në dhe BE-në

Washington, 22 gusht – Projektrezoluta serbe për Kosovën drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të KB “irriton SHBA-në dhe vendet udhëheqëse të BE-së” vlerësojnë analistët amerikanë.
Nënkryetari i Institutit “Cato”, Ted Carpenter, ka shtuar se diplomatët amerikanë “po punojnë jashtë orarit” në përpjekje për të parandaluar rezolutën.
“Projektrezolutën serbe SHBA e sheh ai akt që nuk është miqësor dhe i cili nuk ofron ndihmë”, tha Carpenter.
Ai në një intervistë për FoNetin ka vlerësuar se pas paraqitjes së rezolutës marrëdhëniet ndërmjet Washingtonit dhe Beogradit janë bërë në një farë mase të kujdesshme dhe të tensionuara.
Carpenter vlerëson se marrëdhëniet SHBA-Serbi mund të ftohen, nëse Beogradi qëndron në kursin e tanishëm për çështjen e Kosovës. Ai tërheq vërejtjen në mundësinë që edhe procesi i integrimeve evropiane të Serbisë të shtyhet, madje të vonohet për disa vjet, që do të kishte pasoja negative për qeverinë dhe popullin serb.
Në këtë situatë, Serbia nuk do të ballafaqohet me kërcënimin për aksione ushtarake, ka saktësuar Carpenter, por SHBA është mjaftueshëm me ndikim që “t’ia bëjë jetën shumë të vështirë” cilido vend që i kundërvihet politikës amerikane.
Carpenter ka sqaruar se çështja e Kosovës ka qenë e vështirë të zgjidhet, prandaj liderët në Washington vlerësojnë që pavarësia e Kosovës zgjidh “shumë probleme” në Ballkan.
Carpenter ka thënë se Serbia në fund do të detyrohet ta pranojë realitetin e pavarësisë së Kosovës dhe ka saktësuar se SHBA do t’ia lëshojnë BE-së zgjidhjen e problemeve të tjera të ish-Jugosllavisë. Shpresoj se BE do të mendoj për një numër masash ka shtuar Carpenter, në të cilat do të futeshin edhe “përshtatja e kufijve” si në pikëpamje të Kosovës, ashtu edhe të Serbisë. Mendoj që është kjo është imperativ për paqen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë Carpenter, duke theksuar se “përshtatja e kufijve” nënkupton edhe Bosnjën e Hercegovinën.