Më shumë se 3 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën e Mitrovicës

Mitrovicë, 22 gusht - Më shume se 3 mijë lëndë kanë mbetur të pazgjidhura në Gjykatën e Qarkut në veri të Mitrovicës, për shkak të mosfunksionimit të kësaj gjykate, raporton KTV. Gjyqtarët dhe prokurorët e saj të transferuar në Gjykatën Komunale në Vushtrri, e kanë të vështirë që ta ushtrojnë profesionin e tyre. Ndërkaq, zyrtarë të EULEX-it, thonë se janë duke punuar që të gjejnë zgjidhje pragmatike, mirëpo nuk precizojnë kohën se kur do të bëhet kthimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, edhe pse ata premtojnë se janë duke punuar në këtë plan.