E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia do bisedime për statusin

Beograd, 22 gusht - Ministri për Kosovë i qeverisë serbe, Goran Bogdanoviq ka deklaruar se Beogradi dhe Prishtina duhet të bisedojnë jo vetëm për çështje teknike, por edhe për statusin, e krejt kjo me qëllim të pajtimit të dy bashkësive etnike “Nëse nuk ulemi me ta, nuk di me kënd mundemi. Natyrisht, me praninë e bashkësisë ndërkombëtare si ndërmjetëse, dhe sa më parë që të ulemi aq më parë do t’i zgjidhim problemet dhe mosmarrëveshjet që ekzistojnë”, ka theksuar ai në një bisedë për agjencinë Tanjug.
“Pala serbe propozon që të shkohet hap pas hapi në bisedime për statusin, pastaj për problemet jetike me të cilat ballafaqohen serbët dhe shqiptarët, por asisoj që të shkohet në drejtim të pajtimit të dy bashkësive etnike”, ka thënë ai.
Në pyetjen  rreth bisedimeve sekrete midis Prishtinës e Beogradit, ai ka thënë: “Nuk duam asgjë të punojmë prapa shpinës së kujt do qoftë, e më së paku prapa shpinës së serbëve në Kosovë”, duke vijuar se të gjitha tregimet për bisedimet e fshehta, shkëmbimet dhe ndarjet e territoreve janë një e pavërtetë absolute.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›