E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e Shoqates se Traktatit te Atlantikut mblidhet ne Tirane

Mblidhet për herë të parë në Tiranë asambleja e përgjithshme e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut.Në asamble përfaqësohen organizatat kombëtare të 40 vendeve anëtare e partnere të NATO-s, përfshirë edhe Këshillin Atlantik të Shqipërisë.
Asambleja është përshëndetur nga Ministri I Mbrojtjes Arben Imami.

Për herë të parë në asamblenë e përgjithshme të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut merrte pjesë si i ftuar një delegacion nga Këshilli Atlantik i Kosovës, i kryesuar nga presidenti i këtij këshilli kosovar Agim Çekun njëkohësisht ministër i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Dyqind përfaqësuesit e 40 vendeve do të vijojnë diskutimet dhe shkëmbimin e eksperiencave në asamblenë dyditore në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›