Marreveshje me policine greke
Kufitarë grekë do të vendosen në tokën shqiptare, sikurse kufitarë shqiptarë do të vendosen në atë greke. Kështu është vendosur në marrëveshjen që dy policitë ajo e Gjirokastrës dhe ajo e Janinës kanë firmosur së fundi. Gjithashtu është vendosur që shefat e njësive të antidrogës së këtyre dy rajoneve të raportojnë te njeri - tjetri si dhe të organizojnë operacione të përbashkëta antidrogë. T
akimi u zhvillua midis Drejtorit të Policisë së Qarkut Gjirokastër Drejtutes i Parë Emri Vata dhe Drejtorit të Policisë së Janainës Vasilis Theoharis. Në takim morën pjesë komandanti i Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për palën shqiptare Klemend Lena si dhe Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë për palën greke Vasilis Muselimis.
Kjo marrëveshje ka për qëllim goditjen në të dyja anët e kufirit të grupeve kriminale që ushtrojnë veprimtari kriminale në fusha të trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore apo trafikut të mjeteve motorike, si dhe lehtësimi i procedurave dhe shmangia e radhëve të gjata në pikat e kalimit në raste fluksi.