E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja e Tiranës, debate midis anëtarëve dhe Bashkisë



Kryedonatori i Tiranës, Refik Halili, deklaroi se financat e klubit më të pasur në Shqipëri janë 100 për qind të garantuara. Deklarata e njëshit “financiar” të bardhebluve u bë gjatë punimeve të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Klubit të Futbollit “Tirana” të zhvilluar dje në Hotel “Tirana International”, gjatë punimeve së të cilës ka pasur jo pak debate e tension midis anëtarvë të saj. Asambleja e re e klubit "Tirana". Asambleja e mëparshme është zëvendësuar pasi sipas anëtarit të kryesisë, Riza Icka kryesia e asamblesë nuk ka funksionuar deri më dje. “Ne i kemi përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në statut, duke i vënë në dijeni të gjithë anëtarët në kohën e duhur. Mbajtja e asamblesë së jashtëzakonshme e klubit "Tirana" është mbledhur dje pas thellimit të konfliktit mes anëtarëve të asamblesë dhe "pronarit" të saj ligjor, Bashkisë së Tiranës. Të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën për "interpretim ligjor jo korrekt" të statutit. Në asamble foli edhe donatori Refik Halili i cili vuri theksin në investimet që ai ka bërë i vetëm gjatë këtij sezoni te kjo skuadër. “Financat e Tiranës janë të shëndosha dhe garantoj se kontratat janë të paguara 100 për qind duke përfshirë këtu të gjitha detyrimet e tjera”, - ka pohuar Halili, i cili ka financuar thuajse i vetëm këtë sezon KF Tiranën edhe pse si donatorë të saj njihen edhe Shefikat Ngjela, Agron Papuli dhe Avni Nuri.

Marseja e Canës, më e mira në Francë

Olimpiku i Marsejës i kapitenit shqiptar Lorik Cana, ndodhet pas javës së 31-të në krye të kampionatit francez, kur duhen edhe shtatë javë nga përfundimi i sezonit. Marseja me 61 pikë ka lenë pas Lionin (60) e Bordonë (59), teksa dy ekipet e fundit do të përballen me njëra-tjetrën në javën e 32-të, ndërsa Marseja do të luajë kundër Lorient. Marseja kundër Grenoble (4-1) arriti fitoren e katërt rresht në kampionat, duke u shpallur nga gazeta prestigjioze sportive franceze “L’Equipe”, si ekipi më i mirë i javës në Francë.

“Kafshës” Edmundo i hiqet patenta

Edmundo, ish-sulmuesi i Fiorentinës e Napolti, nuk mund të drejtojë makinën deri në vitin 2011. Pavarësisht incidentit të vitit 1995, në të cilin provokoi vdekjen e tre personave, Edmundo nuk e ka gjetur qetësinë në timon. Sipas të përditshmes, “O Dia”, 38-vjeçari, i mbiquajtur “O Animal” (kafsha), vetëm në vitin 2008 është ndëshkuar me 17 gjoba, që i kanë kushtuar këtij të fundit 70 pikë. Sipas ligjit brazilian, pezullimi i patentës nis menjëherë pasi shoferi ka “grumbulluar” 20 pikë.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›