E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goleadorët, Ibra barazon Xhilën



Zlatan Ibrahimoviç barazoi Alberto Xhilardinon në klasifikimin e kryegolashënuesve në kompeticionet e ndryshme futbolliste, përfshirë Serinë A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampioneve, golat me kombëtaret respektove të lojtarëve. Të dy kanë shënuar këtë edicion nga 23 gola, ndërkohë që Di Vaio i ndjek me tre gola më pak. Në vendin e katërt është maqedonasi Goran Pandev, i cili ka shënuar 19 gola sezonalë. Di Natale, Milito e Pato kanë realizuar nga 18 gola. Ibrahimoviç i Interit, 20 nga 23 golat i ka shënuar në Serinë A, ndërkohë që Xhilardino i Fiorentinës ka shënuar në kampionatin italian 16 gola. Di Vaio i Bolonjës ka realizuar 19 gola në Serinë A.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›