E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja e re e PS, Rama: Ne partia më demokratike

TIRANË- Kryesociliste Edi Rama një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve për konstituimin e Asamblesë Kombëtare të socialistëve, vlerëson se Partia Sociliste arriti të zhvillojë zgjedhje transparente, fakt ky që e dallon nga partitë e tjera sipas tij.

Kreu i PS në editorialin e tij të radhës thekson se pas zgjedhjeve të Asamblesë, sfida e re e socialistëve është vënia në jetë programin e ri për një Rilindje Shqiptare.

“Programi bazë i miratuar nga kongresi i 5 nëntorit duhet të bëhet pronë e qytetarëve dhe qytetarët duhet të përfshihen në shtjellimin e tij. Partia Socialiste do t'u krijojë këtë mundësi të gjithëve, në qytet e në fshat, në Veri e në Jug, përmes kontakteve direkte dhe indirekte. Të gjitha strukturat e saj do të mobilizohen për ta mundësuar këtë komunikim publik me të gjithë shqiptarët e interesuar për një ndryshim radikal në ekonomi, shtet, shoqëri e në raportet me Europën”,- nënvizon Rama.

Duket se kreu i PS-së ka zgjedhur rrugën e mos prishjes 'qejf' me asnjë nga anëtarët e Asamblesë së re, pasi bën thirrje që hapësirën brenda njëri-tjetrit ta mbushin me pasionin për politikën e përbashkët. Kryesocilisti Rama apelon për lënien mënjanë të rivalitetit brenda PS, duke i ftuar zërat kundër në parti që të bashkojnë forcat jo vetëm për të mundur mazhorancën, por edhe për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe.

“Rivalitetet brenda PS mund e duhet të bëhen forca dhe jo të mbeten dobësia e saj, duke i dhënë një tjetër përmbajtje e formë zhvillimit të tyre në funksion të qëllimit të përbashkët.Jo thjesht sepse për të mundur Saliun duhen të gjithë, po sepse për të ndërtuar një Shqipëri ndryshe duhet një shembull i ndryshëm i të bashkëjetuarit në një bashkësi ku të gjithë kanë vendin e vet e respektojnë vendin e tjetrit. Dhe nuk shoh, në fakt nuk ka kund tjetër një forcë e hapësirë që mund ta japë këtë shembull emancipues për shoqërinë shqiptare përveçse në Partinë Socialiste",-përfundon editorialin e tij kreu i PS-së Edi Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›