Kompania “Carrefour”, vetëvarja e Thibonet për arsye personale

Kompania “Carrefour” me qendër në Paris, ka reaguar përmes agjencisë franceze të lajmeve AFP, në lidhje me vetëvarjen e drejtorit të hipermarketit të saj, të hapur në Tiranë disa ditë më parë.
Kompania franceze u shpreh se vetëvarja e Xavier Thibonet ka ardhur si pasojë e disa shkaqeve personale, të cilat nuk bëhen të ditura se cilat mund të jenë.
Sipas “Carrefour”, drejtori i kompanisë në Tiranë, Thibonet kishte marrë një apartament me qira në Tiranë një muaj më parë.