E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajerni rimerr kryesimin, barazojnë dy “Borusiat”

Bajerni i Mynihut ka rimarrë kreun e Bundesligës, pas fitores 4-1 ndaj Verder Bremenit dhe barazimit 1-1 mes Borusia Mynshengladbah dhe Borusia Dortmund. Bavarezët kanë fituar ndeshjen e tyre falë yjeve si Roben e Riberi, me këtë të fundit në një formë stratosferike.

Rezultati gjithsesi mund të quhet gënjeshtar, pasi Verderi krijoi vërtet shumë. Ndërkohë, barazim në të gjitha ndeshjet e tjera: Shtutgart-Këln 2-2, Volfsburg-Mainz 2-2, K’Lautern-Herta 1-1 dhe Fraiburg-Hanover 1-1.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›