E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohet 5 kg drogë, në pranga 27-vjeçari

Vetëm pak minuta më parë, në një operacion të zhvilluar nga Policia e Durrësit është bërë i mundur arrestimi i një personi për trafikim të lëndëve narkotike dhe është sekuestruar sasia e drogës që ai posedonte.

Nga burimet zyrtare të Policisë, bëhet e ditur se gjatë operacionit që u zhvillua në zonën e “Plepave”në Durrës u bë i mundur ndalimi i një automjeti, ku pas kontrollit të bërë nga policia u gjet 5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë.

Nga të njëjtat burime, mësohet se shtetasi që posedonte drogën është Ludmir Kuqi, 27 vjeç. Makina, tip golf, në të cilën udhëtonte ky shtetas mban targat e Fierit, FR AA 308 AP.

Droga e gjetur në makinë ishte e ndarë në 8 pako. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës dhe ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›