E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zija kombëtare, FSHF ndryshon gjithë kampionatin

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar thuajse të gjitha oraret, por edhe datat e ndeshjeve të Superligës, për shkak të zisë kombëtares që është shpallur në vend. Ditën e sotme, për këtë arsye u shty takimi mes Apolonisë dhe Pogradecit, i cili do të zhvillohet të dielën.

Më pas, vendimi i qeverisë për të shpallur ditën e diel, ditë zie kombëtare, ka çuar në një “katrahurë” me kalendarin e kampionatit. Kështu, ndeshjet që ishin planifikuar për në kryeqytet, Dinamo-Flamurtari dhe Partizani-Turbina, do të zhvillohen të hënën. Ndërsa tre takimet e tjera, Apolonia-Pogradeci, Laçi-Kastrioti dhe Kamza-Teuta, do të nisin me gjysmë ore vonesë për shkak të ndarjes nga jeta të z.Sabri Godo.

FSHF nuk mund t’i anulonte të gjitha ndeshjet e së dielës për shkak të kontratave për të drejtën televizive. Përveç shtyrjes së orarit, në të gjitha stadiumet e Shqipërisë, është vendosur që të mbahet një minutë heshtje në respekt të ish-kreut të Partisë Republikane. Ndërkaq, 4 ndeshjet të Superligës do të zhvillohen të hënën. Tomori-Vllaznia, Dinamo-Flamurtari dhe Shkumbini-Tirana do të luhen në orën 13.00, ndërsa Skënderbeu-Bylis në orën 16.00. Sa u përket kategorive më të ulta, nuk do të ketë shumë ndryshime, veç sfidës Partizani-Turbina. Si Kategoria e Parë, ashtu edhe Kategoria e Dytë, do të zhvillohet e gjitha nesër në orën 13.00.

SUPERLIGA
Të dielën
Apolonia-Pogradeci 13.30
Laçi-Kastrioti 13.30
Kamza-Teuta 13.30
Të hënën
Shkumbini-Tirana 13.00
Tomori-Vllaznia 13.00
Dinamo-Flamurtari 13.00
Skënderbeu-Bylis 16.00
RENDITJA
Teuta 25
Tirana 23
Kastrioti 18
Flamurtari 17
Laçi 15
Skënderbeu 14
Vllaznia 14
Bylis 14
Kamza 13
Pogradeci 13
Shkumbini 12
Apolonia 8
Tomori 5
Dinamo -1
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›