E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë-Durrës, merr flakë një automjet, shpëton drejtuesja

TIRANË- Një automjet, i cili po udhëtonte në autostadën Tiranë-Durrës ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.

Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll flakëve dhe shuarjen e tyre.

Burime policore nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti tip ‘Benz A Class’, me targa TR 21 13 U ishte në ecje, teksa papritur ka marrë flake.

Ende nuk dihen shkaqet e incidentit, ndërkohë mësohet se drejtuesja ka shpëtuar pa u lënduar.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›