Asambleja riformulim aksionit ne Kuvend
Aktivizim ne Parlament dhe nje orientim i marredhenies se kushtezuar me Kodin e ri Zgjedhor. Partia Socialiste duket se do te riformuloje aksionin e vet politik pas zhvillimeve me te fundit qe i kane dhene nje fund praktik kerkeses se saj per te zbardhur te verteten e 28 qershorit 2009. Asambleja e saj Kombetare pritet te mblidhet brenda muajit janar ose ne fillim te shkurtit per te zyrtarizuar qendrimet e reja te cilat gjithsesi jane prezantuar ne vija te trasha nga kreu i PS-se Edi Rama. Ajo qe ka rendesi eshte informacioni qe e sjell seline roze ne nje pozicion aktiv per sa i perket Kodit te ri Zgjedhor. Edhe pse ende nuk ka asgje zyrtare eshte e pritshme qe mbledhja e afert e Asamblese te jete me rendesi thelbesore pasi ajo do te zyrtarizoje sjelljen e PS ne raport me zgjedhjet lokale. Gjithsesi nese nje perfshirje e kesaj te fundit ne diskutimin per reformen zgjedhore do te ndodhe ajo do te nenkuptonte nje pranim te humbjes se shansit per transparence duke shpresuar per garanci vetem te shtrengimi i normave ligjore. Si e tille konsensusi per kodin eshte nje qasje ndryshe per mbrojtjen e interesave te PS. Ajo qe ka peshe ne vendimet e Asamblese eshte trajtimi zyrtar qe selia roze do ti beje ceshtjes se transparences per te cilen ende vijon te ushqeje shpresat e mbeshtetesve te vet sikurse edhe per sa i perket problemit te protestave. Kreu socialist ka paralajmeruar dje se reagimi qytetar do te vijoje edhe me tej ne nje aksion qe nuk ofron me asgje te re perpos faktit se rinenvizon krizen ekzistuese ne Shqiperi. Ky perqendrim i veprimeve ne Parlament konfirmohet edhe nga burime prane komisioneve te PS sipas te cilave edhe per sa i perket vendimeve te KQZ-se nje procedure ankimi nuk eshte e preferueshme kundrejt nismave me karakter politik. Po keshtu behet e ditur se qe ne fund te muajit janar ekipi drejtues i PS do te beje nje prezantim paraprak te kandidaturave per njesite e pushtetit vendor per te kaluar mandej ne miratimin perfundimtar te tyre ne nje periudhe me te vone. Per tiu rikthyer ceshtjes se Kodit te ri Zgjedhor nje problem qe kerkon vemendje eshte edhe pasqyrimi ne te i interesave te aleateve te selise roze te cilet jane demtuar rende nga ligji ekzistues apo me sakte nga zbatimi i tij. Kodi si i tille perfaqeson nje pike te forte thyerjeje ne koniunkturen mes dy kampeve per sa kohe qe edhe djathtas parti shume afer PD-se kane shprehur pakenaqesi ndaj frymes bipartizane qe dy subjektet kryesore manifestojne kur vjen puna per te mbajtur gjendjen e tanishme ne kufijte e nje bipolariteti te konsoliduar me ligj.
.