Asambleja serbe dhe Kushtetuta e Kosovës
Asambleja jolegjitime serbe në Kosovë nisi punimet në ditën e Betejës së Kosovës të vitit 1389. Ky është tregues i qasjeve politike serbe të lidhura për besëtytni. Veprimi i këtillë nuk habiti kënd. E kemi pritur pothuaj të gjithë veprimin në fjalë. Edhe reagimet e institucioneve të Kosovës kundrejt veprimeve të tilla i kemi pritur pothuaj ashtu siç ndodhën. Stereotipa kontinuele nga të dyja anët. Përsëritje, ripërsëritje dhe stërpërsëritje veprimesh e aktesh recidiviste me qëllime destabilizimi të vendit nga qarqe të caktuara serbe. Përsëritje e ripërsëritje deklaratash të lidershipit kosovar për të nxjerrë në pah tendencat destabilizuese të po këtyre qarqeve serbe. Në gjithë këtë tymnajë ata që po pësojnë janë qytetarët e thjeshtë. Ata në vend që të presin përmirësim kushtesh për një jetë më të dinjitetshme, atyre u duhet të presin dhe vetëm të presin përderisa të ndërgjegjësohet minoriteti serb për të pranuar integrimin në shtetin e Kosovës, ku më pas institucionet tona të gjejnë kohë të merren me hallet e qytetarëve shumicë. Vërtet shqiptarët do të duhej të hynin në librin “Gines” për durim të tepruar. Durimi i shqiptarëve në çdo kohë ka kaluar çdo kufi të së durueshmes njerëzore, të paimagjinueshëm për shumë qytetërime anekënd globit. Ndoshta jeta na ka kalitur për një gjë të tillë. Bash si guri kishim qenë. Por kjo nuk mund të zgjasë në pafundësi. Ne nuk jemi univers durimesh.
Grupime të caktuara politike dhe parapolitike serbe të nxitura nga Beogradi zyrtar, me çdo formë e çdo mjet, përpiqen të sfidojnë Republikën e Kosovës, integritetin, Kushtetutën, institucionet dhe mbi 96% të popullit të saj. Kjo po ndodh mu para syve të mekanizmave ndërkombëtare dhe nën survejimin e plotë të tyre. Vendi ynë ndonëse gjendet nën observim të organizmave relevantë ndërkombëtarë, ky vend vazhdimisht cenohet fizikisht, i dhunohet ligji, i dhunohet Kushtetuta, i rrezikohen jetët e qytetarëve për tekat e një grushti të pakënaqurish me realitetet e reja. Në cilin vend demokratik të botës ndodh kjo? A mund të gjendet precedencë ndokund? Përgjigjen më së miri duhet ta dinë vet ata që vinë nga ato vende të cilit i kemi prezent në Kosovë. “Sui generisët”, më duket se e përcjellin këtë vend në shumë aspekte të jetës. Mirëpo kjo duhet marrë fund! Institucionet kosovare, me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare janë të obliguara të përmbushin obligimet kushtetuese. Neni 2, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, decidivisht thotë: “Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë dhe me ligj”. Ndërkaq, neni 4, pika 2, thotë: “Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ”. Pra, siç shihet, çdo kuvend paralel, siç është ky i serbëve, në territorin e Kosovës është jo legjitim, antikushtetues dhe si i tillë, duhet të zhbëhet. Sovranitetin shtetëror e ushtron populli nëpërmjet përfaqësuesve të tij, andaj çdo përfaqësim tjetër që vjen nga jashtë me qëllime të paralelizmit të jetës institucionale dhe me qëllime të tjera, përbën cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës.