Patrulla e Përgjithshme, më 10 korrik testimi me shkrim për 1.049 kandidatë
Pas fazës së parë të pranimit të kandidatëve të rinj, që dëshirojnë të ndjekin studimet pranë Shkollës së Policisë për “Patrullën e Përgjithshme”, të 1.049 kandidatët që kanë aplikuar duhet të paraqiten më datë 10 korrik për të zhvilluar testimin me shkrim.
Përmes një deklarate për shtyp një ditë më parë, Policia e Shtetit ka bërë me dije se testimi do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë.
Kandidatët duhet të paraqiten në orën 07:30 të datës 10 korrik dhe duhet të kenë me vete fletën e pranimit në testin me shkrim, dokument i cili u është dhënë në momentin e regjistrimit nga zyrat e personelit të drejtorive të policisë në qarqe.
Ndërkohë, kandidatët duhet të paraqiten në drejtoritë e policisë në qarqe, ku kanë bërë regjistrimin për të marrë Kodin e Aplikimit, i cili do të përdoret si numër identifikimi gjatë konkursit. Listat me kodin e aplikimit do të afishohen pranë të gjitha drejtorive të policisë.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, testi do të jetë i ndërtuar kryesisht në formën e pyetjeve me përgjigje alternative. Ndërsa korrigjimi i testit do të realizohet me skaner, duke mundësuar përcaktimin e kandidatëve fitues brenda ditës në prezencë të kandidatëve.
Ndërkaq, policia lajmëron kandidatët e interesuar se listën e plotë të konkurrentëve mund ta gjejnë dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme në adresën www.moi.gov.al/policia. Në këtë listë do të gjendet dhe Kodi i Aplikimit, i cili do t’i bëhet e ditur çdo aplikanti.