E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asambleja, vendim për të hyrë në Parlament

 

Asambleja e Partisë Socialiste në mbledhjen e 28 korrik vendosi me anë të një rezolute të veçantë për të marrë pjesë në Parlamentin e ri, duke mos bojkotuar institucionin. Në këtë Asamble pati dy rryma, e para që përfaqësohej nga kryetari për të bojkotuar Kuvendin dhe tjetra nga deputetët Ben Blushi, Kastriot Islami dhe Arben Malaj, për të mos ndërmarrë një veprim të tillë. Pas shumë diskutimesh ka fituar mendimi për të bërë betejën në institucione, duke u konkretizuar në rezolutën përfundimtare. Por një qëndrim i tillë është hedhur poshtë në vendimin më të fundit të Kongresit, i cili kërkon mos marrjen pjesë në Parlament deri në një kohë të pacaktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›