E Diel, 1 Nëntor 2026

Asambleja zgjedhore e 6 Dhjetorit në KOKSH, juridikisht e paligjshme

Asambleja zgjedhore e KOKSH kete vite po zhvillohet mes polemikash te shumta si asnjehere tjeter. Me shume vlera e qe sjellin kontribut ne zhvillimin e levizjes sportive jane mendimet e shprehura ne shtyp te zoterinjve Artan Shyti , Prof . Dr Albert Karriqi, etj (nese nuk bien si deri tani ne vesh te shurdher). Ne prag te asamblese dallohen qarte dy rryma apo grupime. Grupimi drejtues i sotem i cili kerkon te mbaje me çdo kusht si deri tani nen kthetrat e tij KOKSH, te perjetesoje sundimin e per kete arsye ka perdorur perfaqesuesin me tipik te tij, fjaleshumtin Fidel Ylli, i cili ka tete vjet qe kerkon te jete protagonist, duke u shfaqur si figure kryesore drejtuese. Drejtuesit aktuale te KOKSH kane vene ne dispozicion te perfaqesuesit te tyre çdo gje, gjithe potencialin njerezor, mediatik e material qe disponojnë, sherbim te fitores se tyre. Duke perdorur abuzitivisht dy standarde, ne nje gare rivalesh kjo eshte shkelje ligjore, statutore e imoralitet njerezor. Z Fidel i vihet ne dispozicion çdo gjë, kurse rivali, Z. Ademi, nder drejtuesit me te suksesshem te federatave per rezultatet e arritura ne sportin e peshengritjes, nga drejtuesit aktuale po trajtohet si armik, me mendësi diktatoriale monisto-enveriste. Atij po i krijohen nga drejtuesit aktuale te KOKSH veshtiresi te panumerta, qe po e pamundesojne kandidimin e tij. Deri me tani, dy dite para zgjedhjeve, atij i mohohet njohja deri edhe me listen e delegateve, gjeja me normale ne nje gare (në Drejtorine e Sportit prane MTKRS nuk eshte dorezuar dosja e Asamblese, detyrim ligjor). Mosvenia e dy kandidaturave ne kushte te barabarta por favorizimi i njeres prej tyre qe ne kete rast eshte ajo e Fidelit nga KOKSH, eshte jo vetem shkelje ligjore por edhe nje imoralitet njerzor qe flet shume per ata qe duan e dine te lexojne.
Pse mendoj se Asambleja zgjedhore eshte e paligjshme, e paracaktuar ne rezultat, e manipuluar dhe qe juridikisht vendimet e saj jane nul? Statuti me të cilin vepron KOKSH bie në kundërshtim me nenin 11 pika 1 e ligjit Nr. 9376 dt. 21.4.2005 “Komiteti Olimpik Shqiptar është person juridik që themelohet dhe funksionon si shoqatë sportive dhe që e ushtron veprimtarinë në mbështetje të legjislacionit shqiptar në fuqi, të kartës olimpike dhe në përputhje të statutit të tij, të miratuar nga Ministri i MTKRS”. Statuti i sotëm me të cilin rregullohet veprimtaria e KOKSH nuk është firmosur nga asnjë ministër i asnjë qeverie që nga 2000 e vazhdim (as nga ministrat socialistë Dade e Klosi, as demokratët Leskaj e Pango) e arsyeja e vetme eshte se ai bie ndesh me Ligjin për Sportin dhe me Karten Olimpike. Nxitimi i KOSH për të zhvilluar Asamblenë e përgjithshme Zgjedhore duke shkelur çdo normë ligjore e statutore bëhet me qëllimin e vetëm për të garantuar qeverisjen e klanit te të “pazëvëndësueshmëve” nëpërmjet manipulimit të zgjedhjeve. Një grup pseudoelitë ka uzurpuar organizmat sporitve duke shkelur çdo ligj e statut vetëm e vetëm për të përjetësuar veten e tyre në krye të këtyre organizmave të udhëhequr vetëm nga privilegjet personale e për të mbuluar prapësitë e bëra deri në shitje vizash (akuza bërë njëri – tjetrit). Të veprosh e të drejtosh e KOSH si pronë private siç po e përdor Bello e Co (Të shikohet pasuria e tij e vënë me dy rroga modeste) është më e pakta imoralitet moral. Ata të pazëvëndësueshëm janë kudo e gjithçka i kanë ngritur vetes eshte nëpërmjet allishverisheve e falsifikimeve. Ata urdhërojnë, ata zbatojnë, ata rrahin gjoksin, ata ndriçojnë e errësojnë. Në KOKSH, Bello e Co është ligji e polici, të kujtojnë thënjen fishtjane Lalë Kros, lalë Kros, vetë shkruaj e vetë vulos. S’ka sesi Bellos e Co t’u pëlqejnë ligjet e statuti-tip, sepse zbatimi i tyre u heq privilegjet e shumta. Nostalgjikët Bello e co e kanë të vështirë të mësohen me Ndryshimin, me domosdoshmërinë e ndryshimit si leva e Arkimedit për zhvillim, përparim e ecje përpara.
Komiteti Olimpik Shqiptar në stadin e tanishëm të zhvillimeve politike e rajonale, përfaqëson lëvizjen olimpike shqiptare brenda kufijve shtetërorë aktual. Emërtimi KOKSH bie ndesh me ligjin për sportin Nr. 9376 dt.21.4.2005 në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1. Të Kushtetutës neni 11 pika 2 “Lëvizja Olimpike drejtohet dhe bashkërendohet nga Komiteti Olimpik Shqiptar” pra nga KOSH e jo nga KOKSH. Bello e Co vetëm akuzon, akuzon poshtë e lart, majtas e djathtas, çirret e këlthet se shteti po ndërhyka në punët e brendshme të KOKSH, po shkelka autonominë, pavarësinë, demokracinë e institucionit...për motive politike...e këto çjerrje u përngjajnë çjerrjeve të bretkosave në kënetën KOKSH të krijuar prej tij e klanit të tij që e ka uzurpuar këtë institucion ku nuk vepron asnjë rregull loje...me përjashtim të rregullave manipulatore. Statuti me te cilin sot rregullohet veprimtarija e KOKSH, siç u pelqen ta quajnë nostalgjiket Bello e Co ne kundershtim me ligjin bie ndesh edhe me Kartën Olimpike. Po citojmë e analizojmë: a- Në Statut është përcaktuar se anëtarët e KE kanë të drejtë vote në Asamble (Neni 19 pika c). Ky nen bie në kundërshtim me Kartën Olimpike, neni 29 që përcakton se anëtarët e KE nuk janë pjesë e asamblesë dhe sipas nenit 19 pika 2/5 të kësaj karte përcaktohet se Mandati i tyre mbaron njëherazi me mandatin e asamblesë që i ka zgjedhur , pra nuk kane te drejte vote. b- Në statutin aktual te KOSH, me qëllimin e vetëm të manipulimit e të përjetësimit të të pazëvëndësueshmit Bello, Sekretari i Pergjithshem zgjidhet nga Asambleja e Përgjithshme, përcaktim i cili është në kundërshtim me Kartën Olimpike, neni 19 pika 6, ku thuhet se Presidenti emëron Drejtorin e Përgjithshëm ose ne rastin aktual Sekretarin e Përgjithshëm me miratim të KE. Dhe është logjikë juridike që sekretari i përgjithshëm i cili është administrator, rrogtar, të mos ketë status juridik të barabartë me Presidentin e anëtarët e KE. Çështë më absurdja propozohet për sekretar të përgjithshëm vetëm Stavri Bello pa kandidatura alternative, sikur në të gjithë Komunitetin Sportiv nuk paska asnjë që ta konkuroj shokun “Zylo”- Bello në vlera. c-Në statutin e KOSH (KOKSH) neni 10 përcakton që personalitete të nderuara nga KOSH që kanë dhënë e vazhdojnë të japin kontribut në lëvizjen olimpike kanë të drejtë vote në Asamble. Ky nen bie ndesh me nenin 16 të Kartës Olimpike ku përcaktohet se anëtarët e nderit mund të vazhdojnë të japin këshilla por anëtarët e nderit e President nderi nuk kanë të drejtë vote në Asamblenë zgjedhore. d-Në statutin Bello e Co zhvlerësohet parimi demokratik bazë i barazisë së votës mes antareve (parimi me demokratik), neni 19 pika b, i cili bie ndesh me nenin 18 pika 4 e kartes Olimpike ku është sanksionuar parimi një anëtar një votë (Referimet me Kartën Olimpike janë bërë me versionin Anglisht-Frëngjisht).
Asambleja e zakonshme zgjedhore e dt. 6 Dhjetor është e manipuluar e me rezultat të paramenduar në kundërshtim me ligjin për sportin dhe bie ndesh edhe me shumë pika të statutit paçavur që çdo gjë mund të jetë vetëm statut sipas normave juridike nuk është. Qëllimi i vetëm është ardhja në asamble kryesisht e atyre përfaqësuesve të përjetshëm. Kontrolli antidemokratik i votes eshte parimi bazë i totalitarizmit. Paravendosja e rezultatit me parimin votoni-votoni se ne i kemi marrë masat, pasi president do të jetë ai që është brenda klanit që kontrollon çdo gjë.
Asambleja e 6 Dhjetorit është e paligjëruar se: a-Në baze te ligji per Sportin neni 13 te Kartes Olimpike e te Statutit aktual qe rregullon veprimtarin KOSH - KOKSH neni nr 5 ne KOSH (KOKSH) aderojnë Federatat shqiptare dhe organizata të tjera sportive të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në statutin e këtij komiteti etj. KOSH bën asamble zgjedhore një herë në 4 vjet që përkon me vitin olimpik. Edhe Asambletë zgjedhore ne Fedrata te cilat aderojne ne KOSH perkojne me vitin olimpik.
Është domosdoshmëri që në drejtim të KOSH të vihen personalitete të njohura të botës së sportit me integritet të lartë moral e professional që komunitetit të sportit nuk i mungojnë.
Kandidaturat e shpallura, KOSH i ka paragjykuar, për to ka përdorur dy standarde: ka favorizuar dukshëm kandidaturën e Fidel Yllit, i cili është pjesë integrale e pazgjidhshme e klanit Bello e Co, është pjesë manipulative e asamblesë zgjedhore. Kurse kandidatura e Esatit është modeste, me mjaft suksese në Federatën e Peshëngritjes, të cilën e drejton prej disa vitesh, por i kryqëzuar nga KOKSH derisa nuk i janë vënë në dispozicion as listat e delegatëve. Kandidatura e tij ka ardhur natyrshëm, nuk është i vetëshpallur si Fideli, komuniteti i suksesshëm i Peshëngritjes e ka propozuar. Kushtet e konkurrimit janë të pabarabarta. KOKSH-i i Domit, Bellos, Fidelit e Co ka vepruar me dy standarde. Problemet në komunitetin sportiv janë të shumta, ato kërkojnë zgjidhje të shpejta. Besoj se ka mjaft anëtarë të këtij komuniteti që iu dhëmb shpirti kur shohin se ku e kanë katandisur sportin një grup uzurpuesish të KOKSH e të Federatave. Ata do të dinë të thonë fjalën e tyre.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›